LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . FOTO/ INSTAT: Ulet papunësia, femrat dhe të rinjtë përfituesit kryesorë

FOTO/ INSTAT: Ulet papunësia, femrat dhe të rinjtë përfituesit kryesorë

Papunësia në Shqipëri është ulur me 1,1% në tremujorin e tretë të këtij viti, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara ditën e sotme nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Aktualisht, shkalla e papunësisë vlerësohet në 13,6%, një rënie e ndjeshme nga 14,7% e tremujorit të tretë të 2016-s apo nga 13,9% e tremujorit të dytë të këtij viti.

Femrat dhe të rinjtë janë ndër përfituesit kryesorë të rritjes së punësimit në vend.

Raporti zyrtar tregon se ndërsa për meshkujt papunësia ka rënë me 1% brenda një viti, për femrat është ulur me 1,4%.

Papunësia për grupmoshën deri në 30 vjeç vazhdon të mbetet e lartë, në nivelin e 26%, por edhe ajo është ulur me 1,4%.

Rritja e punësimit në vend është një rezultat i kombinuar i disa faktorëve, më i rëndësishmi prej të cilëve përshpejtimi i vazhdueshëm i rritjes ekonomike gjatë viteve të fundit.

Rrita e investimeve të huaja direkte, rritja e eksporteve, rritja e sektorëve prioritarë si turizmi apo bujqësia si dhe rritja e mbështetjes për skemat e punësimit dhe formimit profesional janë faktorë të tjerë të rëndësishëm që kanë ndikuar në shkallën e punësimit në vend.

Raporti i plotë

http://www.instat.gov.al/al/temat/tregu-i-pun%C3%ABs-dhe-arsimi/pun%C3%ABsimi-dhe-papun%C3%ABsia/publikimet/2017/anketa-tremujore-e-forcave-t%C3%AB-pun%C3%ABs-t3-2017

Loading...
Mos e Humbisni
Dy dilemat për Kryeprokurorin

Close