LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . FOTO/ Kur ka qenë më e fortë ushtria shqiptare, në komunizëm apo demokraci?!

FOTO/ Kur ka qenë më e fortë ushtria shqiptare, në komunizëm apo demokraci?!

Ka ekzistuar një shprehje dikur që në fund të fundit paraqiste një realitet konkret. Dikur thuhej me krenari: Po pyet bota për Shqipërinë, sa të madhe e ka ushtrinë?! Pavarësisht se bëhet për një kohë tjetër, të dikurshme kur Shqipëria ishte diktaturë e proletariatit dhe ishte e militarizuar deri në dhëmbë për shkak të historisë dhe të rrethanave, dhe asnjë krahasim nuk mund të bëhet me sot, kur Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, duhet pranuar se gjendja aktuale e ushtrisë shqiptare është në gjendjen më të dobët të saj.

Ndaj shprehja e dikurshme sot është zëvendësuar me një tjetër: Nuk pyet bota për Shqipërinë, sa të fortë e ka ushtrinë…

Në vijim do të argumentoj se pse ka ndodhur kjo.

Historia e Ushtrisë, Historia e luftës, e armëve, është një pjesën e jetës mashkullore të popullsisë, dhe të ushtrive! Pavarësishtse ne prej dekadash i kemi bërë edhe gratë e vajzat pjesë të strukturave të forcave të armatosura. Ne e vlerësojmë faktin se po jetojmë ndoshta në periudhën më të gjatë pa konflikt global, por kjo nuk duhet të na bëjë të nënvlerësojmë rrezikun! Në qendër të vëmendjes të ushtarakëve sot nuk janë vetëm konfliktet e armatosura, por edhe ato ekonomike, politike, e pretendimet territoriale!

Në Kushtetutë, në Nenin 166 thuhet se: “Shtetasit shqiptar kanë për detyrë të marrin pjesë në mbrojtjen e RSH siç parashikon ligji…” Por në fakt ne aktualisht thuajse nuk kemi ushtri! Ne na dhimbset Atdheu dhe nuk e imagjinojmë që vendi jonë sot nuk ka ushtri, efektivë rezervistë, as paraushtarakë, as pergatitje të rinisë shkollore. Kur ushtria shqiptare ishte e fortë edhe, Ballkani ishte më i qëndrueshëm.

***

Sot ushtria shqiptare nuk ka as efektivë konstantë e as teknikë konstante, as mbrojtje të sigurt! Në një vend që s’ka ushtri është pa shtyllë të fortë kurrizore, s’ka siguri. “Për shekuj me radhë, populli shqiptar ka treguar se lirija fitohet e mbrohet me pushkë ! Nuk i lihet mbrojtja e Atdheut vullnetarizmit! Deri ne vitin 1991 Ushtria ruajti kompaktësinë luftarake, duke u bërë garante e mbrojtjes së Atdheut dhe e Sigurisë Kombëtare.

Me ndryshimin e sistemit edhe ushtria u shkurtua deri sa më 1997 u shkatërrua plotësisht pa u ndeshur me asnjë ushtri të huaj, por si i thonë fjalës populli hëngri pjellën e vet. Sot Ushtria shqiptare nuk ka një strukture konstante të forcave tona të armatosura dhe për pasojë jetojmë në një pasiguri të vazhdueshme, nuk kemi një gatishmëri konstante, dhe nuk mundet te krahasohemi me asnjë nga vendet perëndimore, apo ne rajon.

Sot, thuhet se, ushtria shqiptare ka 7.200 vetë nga të cilët 1000 femra, edhe kjo nëse është e vërtetë. Kaq vetë nuk vlejnë as për një paradë modeste. Ndaj dhe nuk do të kemi paradë ushtarake më 29 nëntor, në ditën kur do të kremtojmë 75-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit fashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre ballisto-zogistë. Ushtria jonë sot është një absurd i madh pasi në radhët e saj lejohet të shërbejnë edhe mosha mbi 55 vjeç dhe ata janë të detyruar të stërviten për veprime paqësore ndërsa të rinjtë edhe pse të shëndetshëm me moshë 18 vjeç përjashtohen nga ky detyrim për t’u përgatitur për mbrojtjen e atdheut. Të rinjtë tanë e kanë mendjen si e si ta braktisin këtë vend, pasi nuk ndiejnë siguri dhe nuk shikojnë asnjë perspektivë pozitive për të ardhmen e tyre. Dhe ata e kanë kuptuar se nga u vjen e keqja: nga politikat e mbrapshta të qeverive që kanë ardhur e janë larguar nga pushteti për afro 30 vjet me radhë duke elënë situatën më dëshpëruese nga ç’e kanë gjetur.

Fqinjët tanë i zhvillojnë forcat e armatiosura,kanë futur shërbimin e detyrueshëm ushtarak, kanë futur edukimin ushtarak në shkollat e mesme kurse shteti jonë pas reformës politike më 1992 i dha rrukullimën, ushtrisë deri sa e shkatërroi më 1997 .Asnjë masë nuk është marrë për të rregulluar e kompesuar mangësitë që i krijoi pushteti paraardhës i PD!

Sot ushtria shqiptare nuk zhvillon stërvitje e operacione ushtarake se ska efektiv as teknikë luftarake, armatim anije dhe nëndetëse as aeroplanë as helikopterë!. Pse duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë armëve dhe taktikave? Për shkak se gjithë historia e njerëzimit është histori e luftës dhe ka fituar ai që ka patur pergatitje dhe teknike të përparuar! Në luftë nuk mjafton vetëm guximi kundër shiut të plumbave të armikut, kjo nuk është e mjaftueshme, pasi duhet të ketë një avantazh të mirë të armëve sulmuese dhe mbrojtëse, teknikë dhe aftësi teknologjike dhe njohje e zbatimin e suksesshëm të strategjisë së Artit Ushtarak të Luftës ! Në luftë nuk shkohet për të mësuar, por shkohet i mësuar i stërvitur !

Stërvitja dhe manovra ushtarake është gjithmonë një mesazh për miqtë dhe armiqtë! Në Historinë e Ballkanit, Shqipëria nuk ka kërcënuar me ushtri e as ka pushtuar tokë të huaj , përkundrazi “Tensionet” në marrëdhëniet me Jugosllavinë apo me Greqinë “nuk vijnë nga Shqipëria, por se është një vazhdim i politikës shoviniste të fqinjëve ndaj Shqipërisë! Greqia, akoma fajëson për gjithçka Shqipërinë dhe ajo mban në fuqi ligjin e luftës” edhe pse të dy jemi vende anëtare jemi në NATO.

Kushtetuta është ligji dhe institucioni më i lartë në Republikën e Shqipërisë. Praktika e deritanishme ka treguar se Qeveria Shqiptare nuk e njeh dhe nuk do ta zbatojë Kushtetutën.

***

Dikur ishim ushtri e fortë që na e kishin frikën! Në vitin 1977 Këshilli i Mbrojtjes miratoi këtë organikë: Për Forcat Vullnetare të Vetëmbrojtjes Popullore 11 Brigada nga të cilat 3 ne Tiranë, nga 1 brigadë në Gjirokastër, Vlorë, Fier, Berat, Elbasan, Durrës, Korçë e Shkodër. Numri i Grupeve vullnetare nga 103 bëhet 110, numri i batalioneve nga 483 bëhet 608 vetë. Kontingjenti i FVVP rritet nga 175.000 vetë në 265,512 vetë nga të cilët 39.672 burra; 169.669 gra e vajza dhe 29.171 paraushtarakë. Nuk bwhet fjalw kwtu pwr ndonjë nxjerrje tw sekretit shtetëror, pasi ne nuk kemi sekrete prej mw shumw se 30 vjetwsh.

I-Njësi Operativo Strategjike të Ushtrisë:

Korpusi i Parë i Mbrojtjes Bregdetare në Fier

Korpusi i Dytë i Këmbësorisë në Gjirokastër

Korpusi Tretë i Këmbësorisë në Korçë

Korpusi i Katërt i Mbrojtjes Bregdetare në Tiranë

Korpusi i Pestë i Këmbësorisë në Pukë

Korpusi i Këmbësorisë (Grupimi i Gjashtë)në Tiranë

Korpusi i Shtatë i Këmbësorisë në Burrel

Korpusi i Këmbësorisë (Grupimi i Tetë) në Elbasan

Korpusi i Nëntë i Këmbësorisë në Shkodër

Komanda e Mbrojtjes Kundërajrore në Tiranë

Komanda e Aviacionit Luftarak në Tiranë

Komanda e Flotës Luftarako-Detare në Tiranë

Komanda e Mbrojtjes Qytetit të Tiranës

Komanda e Ishullit të Sazanit

5 Baza të Furnizimit të Ushtrisë

II-Njësi Operativo Strategjike të Ushtrisë:

Njësitë Taktiko Operative të Ushtrisë

74 Brigada këmbësorie

19 Brigada Sulmuese

13 Brigada artilerie

23 Regjimente të Artilerisë kundërajrore

3 Brigada Xheniere

1 Brigadë Ndërlidhje

1 Regjiment Zbulimi

6 Regjimente Kundërtank

4 Regjimente të Artilerisë Bregdetare

5 Regjimente të Aviacionit

1 Regjiment Raketash Kundër Ajrore

1 Regjiment i Mbrojtjes kimike

1 Regjiment i Radiozbulimit.

1 Regjimet i Zbulimit Elektronik

8 Brigada të Rinisë Shkollore

5 Brigada të Rinisë Universitare

6 Brigada të Forcave Vullnetare

1 Shkolla e Bashkuar e Oficerëve Enver Hoxha

1 Akademia Ushtarake “Mehmet Shehu”

1 Akademia e Shtabit të Përgjithshëm

1 Shkolla Ushtarake Skënderbej

3 Shkolla të Përgatitjes së Oficerëve Rezervë

1 Shkolla e Oficerëve të Aviacionit

1 Shkolla e Oficerëve të FLD

Gjithsej Ushtria kish një efektiv prej 585.000 vetësh të organizuar në 14 Korpuse Këmbësorie e Komanda të Larta ,prej tyre 5 Komanda Operative të barabarta me Korpuset për nga madhësia dhe kryerja e detyrave luftarake,me 179 brigada të ndryshme pa Rininë Shkollore të Armatosur dhe pa Forcat Vullnetare të organizuara në gjithë territorin; 5 Baza të furnizimit të Ushtrisë si dhe 5 Regjimente të Aviacioni nga të cilët 3 ishin regjimente gjuajtës bombardues dhe një flotë të fuqishme detare, ujore e nënujore..”

***

Cilat ishin resurset njerëzore në ushtri dhe çfarë armatimi? Efektivi i Forcave të Armatosura përbëhej nga rreth 16.500 oficerë, rreth 9.000 nën/oficerë, rreth 60.000 ushtarë si dhe nga rreth 8.000 civilë.

Ushtria shqiptare zotëronte rreth 320 aeroplanë ushtarakë (MIG) si dhe 50 helikopterë. Forcat tankiste deri në vitin 1978 ishin mbi 1500 copë, pa llogaritur transportuesit e blinduar si dhe mjetet amfibe. Fortifikimi i gjithë vendit me dhjetëra kilometra tunele antiatomike.

Vetëm Korpusi i Fierit më 1972 kishte: 11 Brigada këmbësorie, 3 Brigada sulmuese; 2 Brigada tankesh; 1 brigade artilerie; 2 Brigada te rinise shkollore të armatosur; 3 Brigada të Forcave vullnetare; 4 regjimente kundërajrore; 2 regjimente te Artilerisë bregdetare 7 nenreparte special, 1 spital modern etj! Sot gjendja e FA të Shqipërisë është dy ose tre herë më e vogël se sa forcat vullnetare që kishte Bajram Currit në Luftën e Parë Botërore më 1913!

Ndërsa fqinjët tanë në jug, grekët, mbajnë akoma në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë! Serbia blen armë në Rusi. Franca gjithashtu ka arritur një marrëveshje me Serbinë për blerje e sistemeve të raketave. Ne kërkojmë njohje të Kosovës ndërsa Serbia nuk do! Nëse Serbia blen armë po ne??

Kjo ndodh sepse në Parlamentin e Shqipërisë “Lepujt bëjnë Kuvend si t’i dëbojnë shqiponjat (shqiptarët) nga vendi i tyre, kurse shqiponjat (shqiptarët) shqyejnë njëri tjetrin! Fqinjët përfitojnë nga rrëmuja dhe ndërsa vazhdojnë të forcojnë ushtritë e tyre, nga ana tjetër duan që Shqipëria të jetë sa më e dobët ushtarakisht. Ky është një realitet shqetësues që duhet t’i vërë seriozisht në mendime pushtetarët tanë.

Serbia ka 2 here me shume ushtare se ish republikat e tjera të Jugosllavisë, dhe vendet fqinje, por krahasuar me Rumaninë dhe Bullgarinë ka më pakë. Për vitin 2014 Serbia numëron 45.000 forca nga tw cilët 10.609 ushtarw profesionistw, 8761 oficerw (45 gjeneralë, 544 kolonelë, 3.301 nënkolonelë, majorë, kapitenë dhe 1755 togerë) dhe një buxhet prej 1.2 miliardë dollarë. Forca tw afta për luftw 2.579.620 vete mosha 15-49 vjeç. Bullgaria ka 51.000 forca një buxhet mbi 1 miliardë dollarë dhe forca te afta per lufte 1.661.211 vete; Kroacia 18.400 forca; e afte te mobilizoi 1.035.712 rezerviste mosha 15-49 vjeç buxhetin 875 milion dollarë; Sllovenia ka 7.600 forca e afte te mobilizoi 496.929 vete dhe nje buxhet 507 milion dollarë. Greqinë e cila është ne NATO dhe BE ka një numër tw madh ushtaresh, duke u justifikuar me mosmarrëveshjet qe ka me Turqinë edhe kjo anëtare e NATO-s.

A jemi të sigurtë në këto kushte? Përgjigjja e kësaj pyetjeje natyrisht që nuk është pozitive…

***

Në artin ushtarak ka një aksiomë të gjithëkohëshme. Që të udhëheqësh duhet:

– I-Ti njohësh kuadrot, të dish të kapësh meritat dhe të metat e tyre, të dish të punosh me kuadrot.

-II- Të dish të shpërndash kuadrot në mënyrë të atillë që: a)çdo kuadër ta ndjejë veten në vendin që ai meriton b)çdo kuadër të mundë ti jap revolucionit maksimumin e asaj që ai përgjithësisht është në gjendje të japë, në bazë të cilësive të tijë personale c)shpërndarja e tillë e kuadrove të mos ketë çrregullime në punë,por harmoni,unitet ngritje e përgjithshme të punës në tërësi ç) drejtimi i përgjithshëm i punës së organizuar në këtë mënyrë të jetë shprehje dhe realizimi i asaj ideje politike për hir të së cilës bëhet shpërndarja e kuadrove nëpër vende.

Çdo reaksion është i njëjtë ,po qe se nuk e godasim ai nuk bie! Flamurin e urrejtjes ndaj ushtrisë e ushtarakëve e kishin armiqtë sot nëse e ka kush ai është PD;PS;LSI; dhe kjo nuk ka nevojë të provohet në mënyrë specifike. Shikoni të gjitha qeveritë e këtyre 30 viteve demokraci janë kthyer në kushineta, marioneta, kukulla, shërbëtorë të bindur të oligarkëve dhe borgjezisë së re kombëtare dhe asaj botërore dhe përpiqen për të luajtur këtë rol sa më mirë që të munden ashtu si i thotë populli.”

E kanë bërë faqen “rrogoz” që do të thotë se kanë shitur interesat kombëtare!(Dita)

Loading...
Mos e Humbisni
Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!

Close