Home . Sport . FOTO/ Zbulohet formacioni “vrasës” i Panuçit përballë Italisë, ja skema

FOTO/ Zbulohet formacioni “vrasës” i Panuçit përballë Italisë, ja skema

Shqipëria do të luajë sot në “Loro Boriçi” sfidën përmbyllëse të eliminatoreve të kampionatit botëror “Rusi 2018” kundër Italisë. Duke marrë parasysh faktin se rezultati ka vetëm rëndësi prestigji për të dyja skuadrat (Italisë i intereson për renditjen në FIFA), Panuçi pritet të luajë “hapur” përballë katër herë kampionëve të botës.

Ashtu sikurse deklaroi në konferencën për shtyp, trajneri kuqezi pritet të hedhë në fushë një skuadër me tipare kurajoze. Gjatë seancës përmbyllëse, Panuçi dha direktivat e fundit te të besuarit e tij, duke i porositur të jenë vigjilentë dhe të mos bien pre e dinakërisë së kundërshtarit, i cili shquhet për “lojë të pisët”.

FORMACIONI

Ndryshe nga përballja me Spanjën, ku ishte i kushtëzuar nga mungesat dhe pezullimet, Panuçi pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë lojtarët që kanë më shumë eksperiencë dhe kanë qenë pjesë e formacionit përgjatë drejtimit të paraardhësit të tij, De Biazi. Rikthimi i Mavrajt, Roshit dhe Agollit pritet të ndryshojnë edhe modulin.

formacioni-470x358

(Per te pare me teper kliko reklamen)

Në këto kushte, Panuçi pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë portierin Berisha. Në mbrojtje, ndryshe nga përballja në Spanjë, do të shohim atë klasiken: Mavraj-Ajeti në qendër, të ndihmuar nga kapiteni Agolli në të majtë dhe në krahun e djathtë nga Hysaj. Mesfusha do të përbëhet nga pesë lojtarë, një pjesë e të cilëve me karakteristika më shumë sulmuese dhe që luajnë pranë portës kundërshtare.
Përpara mbrojtjes do të vendosen në vijë të drejtë dhe pranë njëri-tjetrit dyshja: Kaçe-Basha me Memushajn më të avancuar. Nga krahët priten të jenë Roshi dhe njëri mes Grezdës dhe Latifit. Në sulm rikthehet Sadiku, i cili është konsultuar gjatë kokë më kokë me Panuçin në lidhje me sfidën përmbyllëse.

it

Mos Humbisni:
Maratona e Tiranës/ Vendosen kordonë sigurie për vrapuesit tek Parku i Madh i Liqenit

Close