Home . Aktualitet . Kronik . FOTOT/ Plumba dhe gjak në lokalin e masakrës në Vlorë

FOTOT/ Plumba dhe gjak në lokalin e masakrës në Vlorë

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmë në një lokal në Vlorë, ku vdiq Ergys Gjioveshaj dhe la të plagosur 3 përsona të tjerë, ka pasur si shënjestër pikërisht viktimën.

Sipas informacioneve nga policia mesohet se dy persona kanë hyrë në lokal, pranë derës kryesore, ndërsa një prej tyre ka qelluar me bresheri automatiku në drejtim të 33-vjecarit, ndërsa me pas është larguar së bashku me personin tjetër.

Viktima Ergus Gjioveshaj, ka marrë gjashtë plumba në trup, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa trupi i tij është nxjerrë me pas nga policia para lokolit, ku është transportuar drejt morgut.

Si pasojë e të shtënave të plagosur kanë mbetur dhe shtetasit Florin Hilaj, i cili është muzikant, si dhe Aronel Llanaj , kamarier, dhe Arta Luka, e cila mendohet se ka qënë në një tavoline me viktimën.

Viktima është një person i cili ka kryer një vrasje në vitin 2001 në Vlorë, kur ende ka qënë në moshë të mitur rreth 16 vjec.

Ergys Gjoveshaj është dënuar në atë kohë për vrasjen e shkaktuar nëVlore me 12 vjet burg. 33 vjecari kishte vetem pak kohe qe kishte dale nga burgu.

Mos Humbisni:
Kush gënjen, Uashingtoni, Merkel, Mogherini… apo Basha?!

Close