LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . FOTOT që flasin/ “Dreka e gabuar”: Tallja e PD-së me luftën ndaj oligarkëve dhe atyre që vjedhin zgjedhjet

FOTOT që flasin/ “Dreka e gabuar”: Tallja e PD-së me luftën ndaj oligarkëve dhe atyre që vjedhin zgjedhjet

Partia Demokratike prej kohësh iu ka shpallur “luftë” publike oligarkëve.

Por vetëm me fjalë, se me vepra ka treguar të kundërtën, duke nisur që nga kryetari Basha, që ditën i sulmon, e natën vete e flet në vilat e tyre.

Fjala vjen, sot Albana Vokshi e PD-së, ka qenë në një drekë krah për krah me Samir Manen e Bashkim Ulajn.

Ndoshta iu shpjegonte si do u merrte paratë, për t’ia shpërndarë popullit.

Ndërsa në krah të tyre, Edi Paloka përplaste gotën e hante me Damian Gjiknurin e Arben Ahmetajn.

Nuk është se i ka besuar njeri deri më sot në fakt, port ë paktën të mos shfaqen publikisht me ata që sulmojnë në media.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
PD: Nëse deri në mars nuk mbahen zgjedhjet e parakohshme, Shqipërinë do e ndezim flakë

Close