LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . FOTOT/ Skena e “pazakontë” në Berat, ushtarë e vullnetarë bëhen bashkë për pastrimin e qytetit

FOTOT/ Skena e “pazakontë” në Berat, ushtarë e vullnetarë bëhen bashkë për pastrimin e qytetit

Berati u përball këtë të premte me një pamje të pazakontë. Me dhjetëra ushtarë, efektivë të Policisë së Shtetit, të punësuar në ndërmarjet e ndryshme rajonale dhe vullnetarë të shumtë u bënë bashkë një operacion madhor të pastrimit të qytetit nga mbeturinat.

Operacioni, pjesë e fushatës mbarëkombëtare “Të Pastrojmë Shqipërinë që Duam” u përqendrua në disa prej pikave më problematike të qytetit, përfshirë sheshet dhe rrugët kryesore, lagjen Goricë, atë 13 shtatori dhe territorin ku banon komuniteti rom.

Gjithashtu, eskavatorë dhe mjete të tjera të rënda ndërhynë në këmbët e urave të Velabishtit dhe Goricës, si dhe përgjatë të gjithë shtratit të Lumit Osum, duke e liruar atë nga mbetjet inerte dhe ato urbane.

Operacioni i koordinuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit u zgjerua edhe në zonën e Otllakut, Sinjës, Roshnikut dhe Velabishtit.

“Të pastrojmë Shqipërinë që Duam” është një fushatë 6-mujore e lançuar nga Kryeministri Rama në 24 nëntor.
Në këtë operacion madhor pastrimi pritet të pastrohen mbi nëntë mijë pika të ndotura në të gjithë vendin.

Në të gjithë këtë sipërmarrje pritet të angazhohen, përveç autoriteteve të ndryshme kombëtare e lokale, rreth 150 mijë qytetarë.

Loading...
More in Aktualitet, Sociale
Takimi i Pogradecit, Shqipëria merr “në mbrojtje” Institutin e Shqiptarëve të Maqedonisë

Close