LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Fraza “djegëse” e amerikanëve: Pse Meta s’do shkuarjen sërish në Venecia?

Fraza “djegëse” e amerikanëve: Pse Meta s’do shkuarjen sërish në Venecia?

Siç po shihet, po ka këto orë një luftë gati të hapur mes Presidencës shqiptare, përfaqësuar nominalisht nga kreu i saj Ilir Meta, dhe politikës së SHBA. Pasi BE ditë më parë ofroi idenë e një këshillimi në Venecia lidhur me ngërçin për emërimet në Kushtetuese – Vorpsi apo Xhaferrllari? – e ku në një farë mënyre u tha qëndrimi i Brukselit pro-Vorpsit, zëdhënësja Koçijançiç u sulmua me ironi nga homologu i saj në Tiranë, Tedi Blushi.

E këtë të enjte, ka ardhur direktiva e qartë amerikane, ajo për shkuarjen mepatjetër në Venecia, gjë që e ka irrituar akoma më shumë Metën. Zëdhënësi i tij i hazër-xhevaptë për çdo rast, Tedi Blushi, shkroi “pa dorashka”:

“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.

Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më ‘Rule of Embassy’. Është koha për ‘Rule of Law’ si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”.

Po pse ky lloj reagimi ndërkohë që Meta ka bindjen absolute se e drejta është në anën e tij në qasjen ndaj Kushtetutës? Madje-madje, nën pretendimin dhe se në rastin e 30 Qershorit, Venecia ishte në sinkron me të, ai duhej te qe i pari që të kërkonte çuarjen në Venecia të më të fundit ngërç.

Ndërkohë, shfaqet tërë turfullim, deri në “shpallje lufte” ndaj SHBA, mu se Uashingtoni kërkon që kjo gjë të zgjidhet atje, te Komisioni i Venecias. Por ç’është ai detaj i amerikanëve që e ka bërë keq Metën? Një frazë e vetme: “…nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias”.

Siç mund të kuptohet, aludimi amerikan është për 30 Qershorin, ku sipas tyre, Meta nuk i ka qëndruar asaj çfarë ka konkluduar Venecia, që është pra një tejkalim i kompetencave në ç’dekretim.

Kështu, shkuarja prapë atje, për një çështje tjetër, e kundërshtuar kjo fort nga Meta, e nxjerr zbuluar këtë në inkoshentin e vet si përjetues i një humbjeje në betejën ligjore me 30 Qershorin. Pra, pikërisht në Venecia.(Tesheshi)

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Skënder Minxhozi i kthehet keq Ilir Metës: Kemi deklarata rrumpallë ndaj ndërkombëtarëve. S’mund t’i thuash Ambasadës Amerikane Xibrakë

Close