Home . Kuriozitete . Shendeti . Fshati brazilian ku njerëzit treten nga dielli (Foto+18)

Fshati brazilian ku njerëzit treten nga dielli (Foto+18)

Një fenomen i frikshëm po ndodh ne një fshat brazilian. Shume njerëz treten nëse dalin në rrezet e diellit. Kujdes, fotot janë tronditëse.

Në fakt bëhet fjalë për një sëmundje shumë të rrallë të quajtur xeroderma pigmentosum (XP), e cila në këtë fshat prek 1 në 40 persona. Fshati ka gjithsej 800 banorë nga ku 20 vuajnë nga kjo sëmundje e trashëguar. Individët janë mjaft të ndjeshëm nga rrezet ultravjollcë.

Sipas Daily Mail-it, sëmundja prek në botë 1 në 1 milion persona, por shpeshtësia në këtë fshat shpjegohet me faktin se shumë të afërm janë martuar me njeri-tjetrin, çka rrit edhe rrezikun për kancer të lëkurës.

Sipas specialistëve, nëse kjo lëkurë tretet nga dielli nuk mund të riparohet me.

Djalma Antonio Jardim është një fermer 38 vjeçar i prekur nga kjo patologji që prej 9 vitesh. “Isha gjithë kohës i ekspozuar në diell. Kur u shfaqen shenjat e para, asnjë familjar nuk e dinte sesa e rrezikshme ishte kjo sëmundje. Nuk morëm masa dhe vazhduam të punonin në diell”, tregon ai.

Sot është e pamundur që Djalma të punojë me ta. Hunda dhe buzët e tij janë tërësisht të djegura. Ai ka kryer deri më sot 50 ndërhyrje kirurgjikale për të hequr tumoret, ndërkohë që shëtit me një maskë e cila fsheh gjendjen e tmerrshme të fytyrës.

Fshati brazilian ku njerëzit treten nga dielli (Foto+18)

 

Loading...
More in Shendeti
Rënia në peshë, disa truke si të “thyejmë” urinë

Close