LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Fushata e re e Instagramit, ja kuptimi i saj

Fushata e re e Instagramit, ja kuptimi i saj

Përderisa gjatë verës së vitit të kaluar fushata e famshme ishte “Ice Bucket Challenge” (Sfida me ujë të ftohtë), tani është fushata “ #SmearForSmear”, e cila synon të zgjerojë ndërgjegjen për kancerin e qafës së mitrës.

Nëse në Instagram hasni fotografitë e disa femrave të njohura me buzët e njollosura nga buzëkuqi, nuk është fjala për një shaka, por për një fushatë të re.

Kjo fushatë ka për qëllim përhapjen e ndërgjegjes në lidhje me kancerin e qafës së mitrës dhe për të inkurajuar gratë e gjithë botës për të kryer rregullisht testin Papa Nicolau, transmeton Koha.net.

Këtë fushatë e ka nisur organizata britanike “Jo’s Cervical Cancer Trust” dhe drejtuesit e saj janë shumë të kënaqur me zgjerimin dhe rezultatet fillestare.

Fushatës menjëherë i janë bashkuar shumë femra të famshme si Rita Ora dhe Georgia May Jagger, po ashtu edhe në këtë fushatë ju mund të emëroni dikë.

Loading...
More in Shendeti
Sëmundjet që fshihen tek shikimi

Close