LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Gardisti zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks

Gardisti zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks

VATIKAN – Kardinalët e Vatikanit u kanë ofruar Gardistëve zviceranë seks, bën të ditur e përjavshmja zvicerane “Schweiz am Sonntag”, e cila ka publikuar një histori që ka për protagonist një ish -gardist.

I riu zviceran pohoi se ka qenë shpesh objekt i dëshiruar i një numri klerikësh.

Në krejt këtë është i përfshirë edhe një personalitet, pjesë e nivelit të lartë të pushtetit në Vatikan. Ish- gardisti ka treguar në detaje se si ky person i ka telefonuar duke e ftuar në dhomën e tij pas mesnatës. Zyrtarin e lartë të akomoduar në Pallatin e Papës, afër Atit të Shenjtë, personat e brendshëm në Vatikan, e konsiderojnë të përfshirë në mënyrë direkte në një rrjet homoseksual brenda Vatikanit.

Gardisti zviceran shpjegon se ky nuk ka qenë një rast i izoluar. Ndërsa ka shërbyer në Vatikan, ka pohuar se ka marrë mbi 20 oferta nga mbi 20 klerikë, ku përfshihen peshkopë, kardinalë, dhe priftërinjtë.

Ai ka treguar se si një prift i ka ofruar darkë ku gardisti në fund do të jetë ëmbëlsira.

Një pjesëtar i Departamentit të Shtetit të Selisë së Shenjtë, po ashtu është përmendur në këtë kontekst, por ai më vonë është transferuar në një post tjetër.

Sipas raportimeve, sjellje të tilla jodinjitoze kanë ndodhur edhe para syve të Papës, e të cilat tani nxisin pyetje të sikletshme.

Dhe kjo ndodh në një moment të pafavorshëm, pasi më 27 prill do të mbahet ceremonia e kanonizimit si shenjtor e Papa Gjon Palit II.

Por, a është gardisti një propagandist që do të krijojë problem?! Persona të brendshëm në Vatikan e konsiderojnë rrëfimin e tij të besueshëm edhe në pjesën kur flitet për personalitetin e lartë të afërt me Papën. Sipas këtij gardisti, ai nuk ka marrë as ndihmën më minimale nga Garda Zvicerane kur i ka raportuar incidentet tek eprorët e tij. Ai madje është akuzuar se ka keqkuptuar diçka.

Zyra për media e Gardës Zvicerane në Vatikan u është përgjigjur akuzave të ish -gardistit.

“Rrjeti homoseksual ‘i përfolur’ nuk përbën ndonjë problem për Gardën Zvicerane të Papës”, ka thënë zëdhënësi Urs Breitenmoser.

Loading...
More in Aktualitet, Bota
Kryeministri Anglez krahë futbollistit homoseksual: E admiroj Hitselshpergerin!

Close