LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Gazetari i njohur sjell dëshminë tronditëse: Vrasës të Enver Malokut janë një deputet dhe bashkëshortja e tij

Gazetari i njohur sjell dëshminë tronditëse: Vrasës të Enver Malokut janë një deputet dhe bashkëshortja e tij

Ndërsa drejtësia kosovare edhe pas 19 vitesh nuk ka arritur të kap vrasësit e veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku, gazetari Bajrush Morina pretendon se e di kush janë vrasësit, edhe pse nuk ka përmendur emra.

Ai ka shkruar se personat që kanë vrarë Malokun në vitin 1999 janë një deputet i Kuvendit të Kosovës dhe bashkëshortja e tij.

Sipas tij, këta dy persona duhet të arrestohen dhe të dërgohen në Hagë për t’u gjykuar në Gjykatën Speciale.

Ky është postimi i Morinës:

LUTJA IME PER DITEN E SOTME!

Ne pervjetorin e 19 te vrasjes se intelektualit te guximshem Enver Malokut, kisha dashte me i pa me duar lidhur e te nisur per ne Speciale, nje deputet te Kuvendit te Kosoves dhe bashkeshorten e tij!

Kush jane ata e dijne me se miri:

– Zoti, i qofshim fale atij!

– Shpirti i Enver Malokut, e

– Dy te dyshuarit per kete vrasje!

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Asgjë e re nga fronti i shpifjes!

Close