Home . Opinione . Gazetat nuk dinë të pranojnë gabimet

Gazetat nuk dinë të pranojnë gabimet

Ka disa përjashtime, por thuajse të gjithë mediat, dhe sidomos ato më të përhapurat, preferojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe interesante, në vend se të sakta dhe të besueshme. Shtojini kësaj prirjen për të ricikluar lajme të pakontrolluara nga burime të tjera, për të mos përmendur zakonin e ekzagjerimit për arsye politike apo për të tërhequr vëmendje

Shkruajtën që Majk Tajson donte të ndërronte gjini, dhe e botuan të gjitha. Shkruajti një media satirike se Kim Jong un konsiderohet njeriu më seksi në botë, prapë e besuan të gjitha. Botuan të gjitha edhe një broçkull, se Abraham Linkolni kish patur një patentë për shpikjen e diçkaje të ngjashme me Facebookun… Marëzia s’ka fund, sidomos në media

Nga David Randall

Jam mjaft i sigurtë se jam përgjegjës për korrigjimin më të vonshëm në historinë e gazetarisë. Ka ndodhur në kohën kur punoja tek “The Observer”, gazeta më e vjetër e të dielës në botë. Disa vjet më parë qemë duke kremtuar 200-vjetorin, dhe ndërsa po bëja një një kërkim mbi fillesat e gazetës, vura re se në vitin 1791, numrin e parë, data e vdekjes së Moxartit ishte shkuar gabim.

Kështu, 200 vjet më vonë, e korrigjuam dhe i shprehëm ndjesën tonë familjes së Moxartit, për çdo shqetësim të shkaktuar nga ky gabim. Kuptova se me atë pedantizëm të tepruar, isha duke u tallur me problemin psikologjik të çdo gazete, që s’mund të pranojë se ka gabuar. Kjo më ka habitur gjithmonë. Përse mjetet e informimit refuzojnë të korrigjojnë gabimet e tyre?

Pse gazetat, uebsajtet informative në internet dhe revistat, janë kaq hezituese të pranojnë se kanë bërë një gabim, për të mos folur pastaj për ta korrigjuar dhe kërkuar falje? Ky është një mister. Në fund të fundit, nëse do të njihnim dikë që nuk i pranon kurrë gabimet e tij, dhe i korrigjon ato vetëm kur detyrohet nga të tjerët, nuk do të na frymëzonte shumë besim. Pra, pse gazetat sillen kështu? Nuk duan që ne të qeshim me to?

E vërteta është se ato nuk kanë dhe aq nevojë për t’u konsideruar të besueshme. Ka disa përjashtime, por thuajse të gjithë mediat, dhe sidomos ato më të përhapurat, preferojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe interesante, në vend se të sakta dhe të besueshme. Duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën prodhohen lajmet, dhe burimet e pakta në dispozicion për të kontrolluar faktet, një normë e caktuar gabimesh është e pashmangshme.

Shtojini kësaj prirjen për të ricikluar lajme të pakontrolluara nga burime të tjera, për të mos përmendur zakonin e ekzagjerimit për arsye politike apo për të tërhequr vëmendje, dhe kjo normë rritet akoma më tej. Atëherë përse të mos i korrigjojmë ato? Sepse, ashtu si njerëzit që kanë tendencë në mënyrë kompulsive të tregojnë gënjeshtra, këto media duan të ruajnë iluzionin e pagabueshmërisë së tyre.

Prandaj ato nuk i pranojnë gabimet e tyre, përveç rasteve kur janë të detyruara ta bëjnë këtë.

Mjetet e masmedias e dinë prej kohësh se shumë lexues preferojnë një lajm zbavitës ndaj një tjetri të saktë. Në këtë mënyrë mund të shpjegohet suksesi i lajmeve të tilla si ai i ish-kampionit të peshave të rënda në boks, Majk Tajson, që donte të ndryshonte gjininë.

Kjo shaka u shfaq për herë të parë në një sajt satirik, por pasi filloi të qarkullojnë, edhe uebsajtet e tjera filluan të marrin seriozisht.

Diçka e ngjashme ndodhi kur shtypi kinez rimori lajmin – e vënë në qarkullim nga një komedian perëndimor – se presidenti i Koresë së Veriut Kim Jong-Un, është zgjedhur si njeriu më seksi në botë. Pastaj ka gënjeshtra edhe më të trasha. Për shembull, në vitin 2012 shumë uebsajte informative raportuan se Abraham Linkoln kishte paraqitur një patentë për diçka të ngjashme me Facebook.

Shumë pak persona pranuan se e besuan këtë histori haptazi absurde. Një nga gënjeshtrat më të famshme, është ajo e një dentisteje polake që u hakmorr ndaj ish të fejuarit, i cili e kishte braktisur për një grua tjetër, duke ia shkulur të gjitha dhëmbët. Mjafton që lajmi të rilexohej për të kuptuar se historia ishte e pamundur, ose të bëheshin disa kërkime, për të zbuluar se qe një lajm i shpikur. E megjithatë lajmi u publikua nga disa uebsajte të lexuara në të gjithë botën, dhe pati shumë pak përgënjeshtrime.

Por duket se lexuesit nuk merakosen fare për këtë gjë. Nuk duan që korrigjimet t’i kujtojnë faktin se lajmet që konsumojnë shpesh janë dokrra. Unë e di nga përvoja se ankesat më të vrullshme nga lexuesit, nuk kanë të bëjnë me historitë më absurde dhe plot gabime, por mbi ato që kundërshtojnë paragjykimet apo pikëpamjet e tyre politike. Megjithatë shpesh, ajo që sipas lexuesit duhet të korrigjohet, për botuesin nuk është aspak gabim.

Duket se arsyet janë kryesisht tre. E para është se nganjëherë gazetarët raportojnë lajme, që nuk kanë qenë në gjendje t’i verifikojnë personalisht, dhe për ta fshehur këtë përdorin shprehje të tipit “një person thotë” apo “personi pohon”. Lexuesit i marrin këto “pohime” si fakte, dhe kur zbulojnë se nuk janë të tilla , ata mendojnë se është i nevojshëm një korrigjim.

Ndërkaq botuesit mendojnë thjesht se kanë raportuar mendimin e dikujt (duke ia atribuar).

Arsyeja e dytë është se disa lexues e kuptojnë se edhe një artikull i bazuar në ngjarje të vërteta mund të jetë i rremë, sepse – për pandershmëri apo thjesht paaftësi – lihen jashtë disa informacione, ose nuk mbahet parasysh konteksti.

Arsyeja e tretë është se shpesh titujt shkojnë një ose dy hapa më tej, në krahasim me vetë artikullin. Nëse dikush ankohet, gazeta mund të thotë se faktet e raportuara janë të vërteta, por lexuesit kujtojnë vetëm titullin dhe jo detajet e artikullit. Përjashtim bëjnë gazetat serioze si “The ëashington Post” ose “The Guardian”, reputacioni i të cilave i detyrohet edhe saktësisë që ato kanë në raportimin e lajmit (edhe pse ndonjëherë në mënyrë disproporcionale). Zakonisht korrigjojnë në mënyrë skrupuloze pasaktësitë dhe kanë “mbrojtësit e lexuesve”, gazetarë ekspertë që kritikojnë gabimet e gazetës. Por këto janë raste të rralla, dhe deri kur lexuesit nuk do të shpërblejnë mediat më korrrekte, do të mbeten të tilla.

Shënim: Dejvid Randall ka qenë redaktor në të përjavshmen Indipendent në Londër. Libri i tij i fundit është “Trembëdhjetë gazetarët pothuajse të përsosur”.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Deti që “mbyti” Bashën dhe lehësit me pagesë!

Close