LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Geri Kokalari: Berisha e k.eqja e Shqipërisë! Protesta anti-Soros në SHBA dështim, Trump nuk ka kohë të merret me tubime të sponsorizuara

Geri Kokalari: Berisha e k.eqja e Shqipërisë! Protesta anti-Soros në SHBA dështim, Trump nuk ka kohë të merret me tubime të sponsorizuara

Aktivisti i shquar shqiptaro-amerikani, Geri Kokalari, ka hedhur dritë mbi protestën e organizuar pak ditë më parë nga shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Sorosit. Pasi presidenti Ilir Meta sulmoi hapur filantropin amerikan, George Soros, një grup shqiptarësh protestuan përpara Shtëpisë së Bardhë, duke kërkuar që të merren masa ndaj pasanikut amerikan.

Por gazeta “SOT” iu drejtua zotit Kokalari, i cili jeton në SHBA dhe e njeh shumë mirë realitetin atje. Për shqiptaro-amerikanin protesta ishte dështim, pasi nuk pati asnjë interes nga mediat dhe institucionet vendase. Madje, zoti Kokalari shprehu bindjen se tubimi në fjalë ishte i sponsorizuar dhe se protestuesit nuk ishin qytetarë të zakonshëm, por njerëz të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin i e etiketon si “Enveri”.

Sipas tij, presidenti amerikan, Donald Trump nuk kam kohë të merret me kësisoj gjërash. “Ajo që unë mund të them është se kjo ishte një ngjarje “jo-ngjarje” dhe nuk mori asnjë vëmendje në mediat këtu. Ishte pak më shumë se një marifet nga një tufë “g.omerësh” që janë besnikë ndaj “Enverit” Berisha, në një përpjekje të dështuar për të marrë vëmendjen e Trump. Por ata po humbin kohën e tyre, sepse ai ka gjëra më të rëndësishme për të bërë, sesa të humbiste kohën e tij duke ndërhyrë në punët e Shqipërisë”, deklaroi ai.

Berisha e k.eqja e Shqipërisë: Më tej në reagimin e tij për gazetën, aktivisti i shquar shqiptaro-amerikani, Geri Kokalari teksa i bën një analizë situatës në të cilët ndodhet Shqipëria, hodhi akuza në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e bërë përgjegjës për të gjitha problemet që i janë shkaktuar Shqipërisë.

Sipas zotit Kokalari, Berisha që ai i ka vënë epitetin “Enver” është e k.eqja e Shqipërisë. “Në analizën përfundimtare, personi që është më shumë përgjegjës për problemet politike të Shqipërisë sot, është i njëjti person që ka qenë pas problemeve politike të Shqipërisë që kur Shqipëria u bë një demokraci dhe ky person është Enveri Berisha”, nënvizoi aktivisti i shquar shqiptaro-amerikani, Kokalari, ndër të tjera në reagimin e tij për gazetën “SOT”.

Ja kush fshihet pas protestës kundër Sorosit në SHBA

Disa qytetarët protestuan përpara Shtëpisë së Bardhë pak ditë më parë kundër filantropit George Sorosit. Kjo protestë u përshëndet edhe nga presidenti Meta, i cili dy ditë më parë përmes një statusi shprehte falënderime për pjesëmarrësit për protestuesit. Por si qëndron e vërteta e kësaj proteste!?

Një nga organizatorët me entuziaste të kësaj proteste e cila është përdorur edhe si imazh kryesor në lajmet e prodhuara nga opozita, është Eglantina Mirashi, ish-drejtoreshë e LSI-së në Lezhë, mbështetëse e flaktë e kësaj partie dhe “mike” e ngushtë me çiftin Meta-Kryemadhi.

Pas shkarkimit nga detyra si drejtoreshë, aktivistja e LSI-së mesa duket ka emigruar në Amerikë nga ku vazhdon zbatimin me përpikmëri të “urdhrave” të partisë. Pas një kërkimi edhe më të detajuar, Eglantina Mirashi ka qenë një nga protestueset më të rregullta të opozitës të zhvilluara në vend.

Mirashi është aq korrekte ndaj “urdhrave” të Presidentit ose bashkëshortes së tij saqë në tubimin përpara Shtëpisë së Bardhë ka shkuar familjarisht pasi në pamje shfaqet edhe vëllai i saj./Rigels SELIMAN

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Tronditja e dy kërriçave… kur dëgjuan Lulin që ua kalonte në pëllitje

Close