LAJMI I FUNDIT
Home . Rekomanduar . Gjeni një “popull budalla”, për ta bërë Tiranën Shkup!

Gjeni një “popull budalla”, për ta bërë Tiranën Shkup!

Nga Anri Bala

Nacionalistët sllavë, më në fund u egërsuan, sepse i’u dha rasti për të shkatërruar shtetin dhe për të shfryrë dufin dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve, por në fund asgjë nuk do ndodhi. Edhe nëse ndodh diçka, ajo është për të “zezën” e atyre që e organizuan, të cilët me frikën nga shqiptarët, donin ta çonin vendin drejtë humnerës.

Por, e keqja më e madhe për shqiptarët është këtu brenda, mu në mes të Tiranës, ku Basha për pak sa nuk thirri prej “altoparlantit” të tij nga ku është ngujuar: Rroftë Gruevski!

Për të mos i hyrë në hak “shejtanit”, ai në të vërtetë thirri… siç po thërrasin ivanovët, lavrovët dhe gjithë “ovët e viçat”. Thirri poshtë reforma e Tiranës, poshtë reforma e Edi Ramës.

Thirrjet e tij, në unison të plotë me ata që dhunuan dhe përdhunuan parlamentin dhe shqiptarët, në emër të nacionalizmit sllavo-maqedonas, janë një fyrje e madhe për kombin.

Nuk e bëri rastësisht! E keni gabim, Bashën dhe Gruevskin i bashkon ideali antieuropian dhe frika për të ardhmen, që i “çarmatos” nga çdo alibi, që tentojnë të ngrejnë pët të shpëtuar nga krimet.

Me të njëjtën ide dhe qëllim, nisi të fantazoi trazira në mes të Tiranës, sigurisht i motivuar nga frika që ka, jo nga shqiptarët,  që ai i sulmon verbërisht, por nga gjyqtarët. Ky është një gabim i rëndë, sepse nga një gjyqtarë mund të shpëtosh edhe me procedura, por zemërimit popullor, që nuk e njeh “kodin e procedurës”… pak gjasa ka.

Në qendrën e kombit, Basha kërcënon se do e djegë Shqipërinë, nëse nuk realizohet e pa realizueshmja: Dorëzimi pa kushte i qeverisë dhe lejimin e horrave të na bëjnë zgjedhje. Janë të njëjtët horra, që kur i kanë bërë… në fakt na e “bënë” tamam siç deshën. Natyrisht që kjo nuk do të ndodh, as sot as mot!

Kërcënimi i tij për armatat popullore, që do të protestojnë në mënyrë paqësore, e që nëse “paqësorët” irritohen, egërsohen, provokohen, atëherë “strategu” i RÇ-së”, nuk mban përgjegjësi për dhunën, që do të shpërthej, është prologu qesharak i mjaullimave të tij.

Në të vërtetë, qëllimet e tij kriminale, ai nuk i fsheh, bile ka guximin e një të sëmuri psiqik, kur përpara gjithë opinionit publik, idetë e frikshme t’i shpalos si “strategji lufte” duke deklaruar se, ai dhe përkrahësit e tij, po stërviten nga specialistë revolucionesh nga Ukraina, për një “Revolucion Portokalli” në Shqipëri.

Falë Zotit, të gjithë e dimë, që është i marrë dhe flet përçartë, sepse nëse do ishte normal, broçkullat e tij pa përkthyes shqip-shqip, për specialistë të huaj revoltash dhe destabilizimi dhe për përgatitje për rrëzimin e qeverisë, do ishin një krim i rëndë shtetëror.

Nëse do të kishte drejtësi dhe organe ligjëzbatuese… për njerëz normal, deklarata e thënë nga goja e tij, nuk ishte gjë tjetër, veçse një pohim, se po përgatitej për të udhëhequr një grusht shteti, që me kodin penal shqiptarë dënohet deri në 15 vjet heqje lirie. O njerëz, mos e merrni seriozisht, le ta hajë dhe ai një tas kos tek “parlamenti rrugë”, nga ai që i ka dhënë “shefi”!

Deklarata e tij prej “gënjeshtari haluçinant”, ka brenda veçse një ëndërr të keqe dhe makabre, që nëse realizohet, do linte mijëra të vrarë dhe do ta fuste vendin në luftë civile, duke na kthyer në një Ukrainë të dytë.

Në të vërtetë asgjë nuk do të ndodhi, sepse nuk ka asnjë motiv që të ndodhë. Nuk ka asnjë rrezik, sepse për ta realizuar qëllimin e tij të poshtër duhen mjete. Mjetet e revolucionit nuk janë as tullumbat e as qoftet, që Kryeçadra i’u shpërndan nevojtarëve në çadër, e që mirë bënë… Revolucionet realizohen me njerëz, të cilët Basha nuk i ka, e as nuk i ka pasur asnjëherë pas vetes.

Por edhe sikur t’i kishte, nuk ka në dijenin time një njeri të vetëm në këtë vend që nuk ka shkelur me të “dyja këmbët” ligjin, që nuk dëshiron, që horrat të përballen me drejtësinë e “çekiçit” dhe më pas të popullit (zgjedhjet), i cili do rregull dhe qetësi.

Ai, bashkë me shkelësit e tij të ligjit, mund të kenë shumë gjëra ndërmend për t’i shpëtuar gjykimit, por i’u mungon përkrahësi më i rëndësishëm për t’i “ndihmuar”… populli. Jo se nuk ka popull, por nuk është populli i tyre! Ndaj mezi po pret, që horrat t’i “ndihmojë” drejtësia. Është ai popull, që nuk djeg jorganin për pleshtin e tyre, që në fakt u ka hyrë në vend të keq… aty ku s’thuhet.

Populli që ka sy, vesh dhe mend në kokë, nuk mund të bëhet shërbëtorë e të “robërohet” prej askujt për një thes miell dhe një “grusht” me gënjeshtra. Tashmë për ta është vonë, nuk ka më kohë për gënjeshtra për qëllime të mbrapshta…

Horrat, duke mos pasur asnjë mundësi, përveç ëndrrës, që Kavajën ta kthejnë në Vaterlo, dhe Shqipërinë në Ukrainë, e vetmja armë që u ka ngelur është thirrja për destabilizim, duke u bashkuar me dhunuesit dhe përdhunuesit e Shqipërisë, me flamur piratësh të antishqiptarizmit.

Natyrisht, të gjithë kanë të drejtë të ëndërrojnë edhe i marri edhe i mençuri edhe trimi edhe frikacaku, por me një ndryshim: Frikacaku edhe kur shikon ëndërra të bukura… trembet dhe ulëret.

Ëndrrat me turma dhe zhurma janë vërtetë të frikshme, kur nuk e di se çfarë kërkojnë, ndaj nxito “Kryeçadër” sa nuk është vonë, gjejë ndonjë popull tjetër, që nuk të njeh e mund ta gënjesh, sepse ky popull nuk është i yti dhe i gjithë tradhëtarëve që kërkojnë ta kthejnë Tiranën si Shkupi!/Zathur.net/

Loading...
More in Rekomanduar, Zathur
Si guxon “njeriu që qesh” ta bëjë sërish Shqipërinë të qaj?!

Close