LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Gjermania mbështetsja kryesore për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kërkon vendim pozitiv edhe nga Franca

Gjermania mbështetsja kryesore për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kërkon vendim pozitiv edhe nga Franca

Gjermania është mbështetësja më e madhe e Shqipërisë sa i takon integrimit në Bashkimin Europian. Deputeti socialdemokrat i Bundestagut, Christian Petry u shpreh se Franca e Gjermania nuk duhet të përçahen për negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për “Deutsche Welle”, ai deklaroi se nëse Franca do të dalë me vendim kundër Gjermanisë për negociatat, kjo gjë do të shkaktonte krizë në Europë.

“Zoti Macron njihet si njeri që ndjek idetë e veta dhe kur futet në diskutim me qëndrim negativ, nuk do të thotë se mban deri në fund të njëjtin qëndrim. Por, në rrugën drejt marrjes së vendimit zhvillohen negociata, dhe negociatat kanë të bëjnë me krijimin e mundësisë që vendi i tij të japë mendimin e vet për bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Unë mendoj se kjo do të ndodhë këtë javë. Prandaj unë kam ardhur në rajon dhe jam optimist se ekzistojnë mundësi për negociata. Por në fund Gjermania dhe Franca duhet të jenë me vendim të përbashkët për këtë çështje. Sepse do të shkaktonte krizë në Europë nëse këto dy vende përçahen”, u shpreh Christian Petry. Më tej, deputeti socialdemokrat i Bundestagut deklaroi se BE dhe të gjitha organizatat e saj nuk do të lejojnë që të merren vendime kundër Marrëveshjes së Lisbonës. “Të gjithë ata që kanë sado pak njohuri për rajonin e Ballkanit, e dinë se kaq pak kohë pas përfundimit të luftës së fundit në Europë, ekzistojnë linja të ndryshme historie, narracione të ndryshme të etnive të ndryshme, palëve të ndryshme, vendeve të ndryshme, grupe të ndryshme, të cilat mund të zhvillohen në mënyrë radikale. Bashkimi Europian dhe organizmat e tij, nuk do të lejojnë kurrë që të merren vendime, që janë kundër frymës së Marrëveshjes së Lisbonës.

Për shembull që të merret një vendim që të bazohet në përkatësinë fetare ose përkatësinë etnike. Ka argumente që tregojnë pse një vend duhet trajtuar teknikisht ndryshe nga një vend tjetër, dhe këto argumente duhen dëgjuar. Por nuk lejohet në asnjë mënyrë të krijohet përshtypja, sepse kjo do të ushqente një narracion rajonal që do të na kthente mbrapsht në katastrofë”, tha deputeti socialdemokrat i Bundestagut Christian Petry.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Më në fund Meta gjen fajtorin: Kryeministri shkelësi i madh i Kushtetutës unë…mbrojtës patriotik deri në flijim

Close