LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sociale . Gjermeni: Strehimi në vëmendjen tonë, vijon programi i kreditimit të lehtësuar

Gjermeni: Strehimi në vëmendjen tonë, vijon programi i kreditimit të lehtësuar

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni zhvilloi sot një takim me drejtues të Entit Kobëtar të Banesave, ku diskutoi mbi sfidat e strehimit në vend.

Sipas ministres Gjermeni, sfidat me të cilat përballemi dhe mënyrat për t’i adresuar duke patur në vëmendjen tonë qytetarët janë në vëmendjen e punës së tyre.

“Programi i Kreditimit të Lehtësuar nuk është ndërprerë në asnjë moment për qytetarët që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve, policët e vrarë në detyrë, familjet qiramarrëse, të cilat do të lirojnë banesat e pronarëve, mbështetur në aktin normativ, apo personat që kanë hyrë në marrëdhënie kontraktuale me shitësit e banesave dhe rrezikojnë të humbasin paratë”, deklaroi Gjermeni.

Loading...
More in Sociale
Elbasan, sëmundja ‘Gjuha blu’ përhapet edhe te gjedhët

Close