LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Gjiknuri: Do liberalizojmë tregun e energjisë, marrëveshje me Bankën Botërore

Gjiknuri: Do liberalizojmë tregun e energjisë, marrëveshje me Bankën Botërore

Në kuadër të sesionit të javës italiane në Shqipëri, Ministri i Energjisë dhe industrisë, Damian Gjiknuri i cilësoi të vështira reformat në sektorin e energjetikës. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Gjiknuri bëri me dije se do të liberalizohet tregu i energjisë. 

Duke i bërë thirrje sipërmarrësve italian të investojnë në Shqipëri, ministri Gjinkuri bëri me dije se shumë shpejt Shqipëria do të marrë fonde nga Banka Botërore sa i takon investimeve në sektorin e energjetikës. 


“Në situata të caktuara ka pasur kriza financiare. Por kjo nuk mund ta lëkund perspektivën në sektorin e Energjisë. Shumë sipërmarrës italian kanë rrezikuar duke investuar në Shqipëri, por ne po punojmë intensivisht, dhe me dialog.”- ka bërë me dije gjatë fjalës së tij Gjinkuri. 

Sipas ministrit Gjinkuri, krijimi i një tregu privat, të energjisë, do ti jepte mundësi këtij sektori të ishte më likuid. “Do të thotë se shpresojmë që vitin tjetër, mbi 30 për qind e tregut të jetë i liberalizuar. Shumë nga investimet tuaja, do të gjejnë mundësi për shitjen e energjisë. Kjo është një sipërmarrje e vështirë, por kemi gjetur mbështetjen e ndërkombëtarëve.”- tha më tej Gjinkurni. 

Sipas tij, shumë shpejt do nënshkruhet një marrëveshje me Bankën Botërore, një mbështetje financiare për sipërmarrje të fuqishme në sektorin e energjisë. “Qeveria shumë shpejt do nxjerr në garë dhe kaskadën e lumit Vjosa. Ndaj kam parë që sipërmarrësit italian kanë shprehur interes.”- vijoj më tej ministri Damian Gjiknuri. 

Sa i takon linjës së përbashkët të interkonjesionit mes Shqipërisë dhe Kosovës, Gjiknuri bëri me dije se brenda dy vitesh do bëhet e mundur arritja e kësaj nisme. 

“Vitin tjetër do nisim fillimin e marrëveshjes për linjë interkonjeksioni me Maqedoninë. Arritja jonë, do ishte që Shqipëria të lidhej me BE në një linjë të vetme energjetike. Ne kemi prespektiva dhe në fushën e hidrës. Nuk dua të lë pa përmendur dhe fushat e tjera enegjitike, siç është ajo e hidrokarbureve. E një rëndësie të veçantë është dhe fusha e gazit, siç është TAP, një projekt mjaft me të ardhme për Shqipëri.”- shtoj Gjiknuri.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
Zbulohet këshilltari sekret i Edi Ramës

Close