LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Gjiknuri paralajmëron largimin si kreu i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Balla: Çdo ditë e humbur, është një ditë e shkuar dëm

Gjiknuri paralajmëron largimin si kreu i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Balla: Çdo ditë e humbur, është një ditë e shkuar dëm

“Ftesa për reformën zgjedhore është e hapur dhe e sinqertë për opozitën, por koha deri në qershorin e vitit 2021 për zgjedhjet e ardhshme parlamentare është e shkurtër.”

Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla sot për mediat, pas deklaratës së liderit të demokratëve Lulzim Basha i cili e kushtëzoi dialogun me praninë në krye të këtij komisioni të deputetit Damian Gjiknuri, i cili sipas Bashës është i dyshuar në dosjen 184 për përgjimet e vjedhjes së votave në Dibër.

Por nëse PD nuk ulet në tryezë me PS, si do vazhdojë punën komisioni i Reformës Zgjedhore?

Balla: Dihet që pas vetëdorëzimit nga ana e PD, LSI dhe deputetë të zgjedhur nga lista e PD e drejtojnë disa parti opozitare, është krijuar në komisionin e reformës mundësia që PD të jetë e përfaqësuar përmes një zgjidhje që ne i dhamë e ajo që Rama ka bërë dje, shtë shprehje e gatishmërisë tonë që sipas një tradite shumëvjeçare në komision të jetë padyshim edhe zëri apo kërkesat e PD dhe aleatëve të saj.

Secila prej palëve duhet të kuptojë që ne jemi kundërshtarë por kur bie fjala për rëndësinë që ka reforma secila duhet të sjellë mendimet e veta që zgjedhjet e 2021 të bëhen sipas një kodi të ri zgjedhor. Koha 18 muaj, tregon që është shumë e shkurtër po të kemi parasysh se nga momenti i miratimit te nisja e implementimit, siç është vota e emigrantëve, për qershorin 2021 koha që shqiptarët jashtë të votojnë me postë a votë ne njësitë diplomatike është shumë e shkurtër.

Çdo ditë e humbur në këtë ftesë të hapur të sinqertë është një ditë e shkuar dëm. Ndërkohë diskutimi i iniciuar nga OSBE është një qasje e parë për të kuptuar realisht çfarë artikulojnë një pjesë e partive të vogla lidhur me disa propozime për cështje që lidhen me sistemin. Materiali është gati nga rekomandimet e 2013-2015-2017.

Po për deklaratën e dhënë sot nga deputeti Gjiknuri se është gati të heqë dorë nga drejtimi i komisionit nëse opozita pranon të ulet në tryezë, Balla tha se nuk është dakord.

Balla: Së pari s’jam dakord me këtë qasje të kujtdo, qoftë edhe të PD që vendos kushte për palën tjetër. Gjiknuri duhet ta themi është eksperti më i mirë i reformave shumë vjeçare zgjedhore në Shqipëri, është eksperiencë e dobishme në funksion të mënyrës së përkthimit të rekomandimeve të OSBE-ODHIR.

Nuk dua të hyj në debat pa kuptim, në demokraci kundërshtari nuk zgjidhet. Nuk dua të zgjatem në çështje që nuk është themelore. Kemi një situatë, në komision, për shkak të largimit nga parlamenti nuk janë të përfaqësuar në parlament, mirë është të njohin kolegët e tjerë opozitarë.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close