Home . Aktualitet . Gjiknuri prezanton drejtorin e ri të Aviacionit Civil

Gjiknuri prezanton drejtorin e ri të Aviacionit Civil

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri prezantoi Drejtorin e ri Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Keri. Ai shprehu bindjen se Keri zotëron aftësitë menaxheriale për drejtimin efikas të punëve të përditshme në këtë institucion dhe realizimin e projekteve të tjera për zhvillimin e fushës së aviacionit civil.

Më tej, Gjiknuri u ndal tek orientimet të cilat duhet të ndiqen me prioritet të lartë nga drejtuesi i ri i këtij institucioni. “Nuk mund të themi që fusha e aviacionit civil ka qenë më e sigurta sa i përket sigurisë aeroportuale, ku jo më larg se 1 muaj më parë, një djalë i një niveli amator arriti të thyente sigurinë e aeroportit, për të mos përmendur dhe raste të tjera më flagrante. Kjo histori duhet të marrë fund”, u shpreh Gjiknuri ndërsa insistoi se duhet të merren masat që episode të tilla mos të përsëriten më.

Prioritet tjetër sipas tij është ruajtja e pasagjerit shqiptar dhe mbrojtja e interesave të tij në përballjen me kompanitë ajrore.

“Histori pafund të pasagjerëve shqiptarë që lihen aeroporteve të Italisë apo vendeve tjera, por edhe këtu në Tiranë kemi raste të shumta. Ndërkohë që përgjigja e zakonshme është se marrëdhënia qytetar-kompani ajrore është private. Kërkoj angazhim maksimal, deri në të qenurit avokati i gjithësecilit që abuzohet nga kompanitë duke i vonuar, anulluar apo mos i lejuar të hipin në bord. Ccdo njeri duhet të marrë hakun që i takon në bazë të ligjit, në mënyrë që të dekurajohen kompanitë së bëri këto lojëra”, nënvizoi Gjiknuri.

Gjiknuri kërkoi gjithashtu angazhimin e Autoritetit të Aciacionit Civil për fillimin e operimit dhe ndërtimit të infrastrukturës aeroportuale shtesë në vend. Ministri kërkoi nga drejtori i ri të ndërmarrë një reformë në institucion pasi kualifikimet e kërkuara për gjithësecilin, përshkrimet e punës lënë për të dëshiruar.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Deti që “mbyti” Bashën dhe lehësit me pagesë!

Close