Home . Aktualitet . Bota . Gjobitet Facebook

Gjobitet Facebook

Rrejti social Facebook është gjobitur në vlerën 150,000 euro nga mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave të Francës dhe është nën hetim nga Belgjika, Holanda, Gjermania dhe Spanja për shkeljen e privatësisë së të dhënave dhe përdorimin e tyre për qëllim reklamash.

Rregulluesit e të dhënave u bashkuan së bashku për të analizuar ndryshimet që Facebook bëri për privatësinë në 2014-ën.

Mbikqyrësi francez CNIL në një deklaratë zyrtare cilësoi se : “Në veçanti është zbuluar se Facebook ka përdorur tërësinë e të dhënave personale të përdoruesve në internet për t’i përdorur ato për qëllime reklamash. Facebook ka mbledhur të dhënat përmes shfletimit që kanë bërë përdoruesit në internet, përmes “datr”, pa dijeninë e tyre”.

Në një qëndrim zyrtar drejtuar Facebook, mbikëqyrësit Francez kanë kërkuar që të ndalohet vjedhja e të dhënave pa dijeninë e tyre dhe transferimi i disa prej të dhënave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Facebook ka kundërshtuar vendimin e autoriteteve franceze dhe ka pohuar se “Privatësia është zemra e çdo gjëje që ne bëjmë. Përgjatë viteve kemi thjeshtëzuar politikat për tu ardhur në ndihmë përdoruesve që të kuptojnë sesi ne përdorim informacionin që ta bëjmë Facebook më të mirë”.

Pas Francës, kanë ngritur hetime edhe Holanda, Spanja, Gjermania.  Në bazë të shqetësimeve të ngritura, një ligj i ri për mbrojtjen e të dhënave në Bashkimin Europian do të hyjë në fuqi në 2018-ën, që mund të gjobisë kompanitë deri në 4 përqind të qarkullimit të tyre global.

Mos humbisni:
Rastet e shumta që Trump minoi, vuri në pikëpyetje, tronditi dhe mërziti agjencinë e tij të inteligjencës

Close