LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Gjoni përplaset me Braçen dhe Shalsin, ndërpritet seanca në Kuvend

Gjoni përplaset me Braçen dhe Shalsin, ndërpritet seanca në Kuvend

Drejtuesja e seancës plenare Vasilika Hysi është detyruar të ndërpresë seancën plenare për shkak se deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni është përpjekur të marrë fjalën në kohën kur në foltore po fliste ministri Eduard Shalsi.

Pas replikave në distancë me zv. kryeministrin Erion Braçe ai është afruar të marrë fjalën, ndërsa Hysi ka kërkuar 5 minuta pushim, deri në qetësim situatës.

Deputetit Ralf Gjoni i është dhënë fjala për procedurë. Ai është shprehur se zv kryeministri Braçe e ka kërcënuar dhe për këtë duhet të merren masa.

“Nuk fyeva asnjë person me emër. Ndaj meje si deputet janë përdorur shenja kërcënuese nga z. kryeministri. të merren masa. Të respektohet rregullorja. Parlamenti po kthehet në një noter që nëpërkëmbet”, u shpreh Gjoni.

Loading...
More in Aktualitet
“Si t’ua shpjegoj francezëve ‘PO’ pë Shqipërinë”, gazetari ironizon Macron: Siç ua shpjegove pleqve kur more grua!

Close