LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Gjosha: Hapa konkrete në luftën me krimin dhe korrupsionin

Gjosha: Hapa konkrete në luftën me krimin dhe korrupsionin

Në komisionin e Integrimit po zhvillohet një seancë dëgjimore me ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, me kërkesë të opozitës.

Deputetja Majlinda Bregu është shprehur se, opozita ka kërkuar informacione për zbatimin e 5 prioriteteve te integrimit nga ministria përkatëse.

Ndërsa Ministrja Gjosha është përgjigjur se, “Është bërë punë e madhe në plotësimin e 2 prioriteteve. Qeveria ka ndërmarrë hapa konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi është vlerësuar nga pala evropiane”, sipas saj.

Për sa i përket projekteve IPA, ministrja shtoi se, viti 2014 do të jetë vit tranzicioni.

Ajo shtoi se brenda muajit prill do të jetë gati “plani kombëtar për zbatimin e MSA.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se për KE janë shqetësim kontratat e përkohshme të punonjësve.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Videoja e dytë: Killeri filmoi edhe vrasjen e Sokol Veizit

Close