Home . Kryesore . Gjurmët e transaksioneve dhe pastrimit të parave të Berishës, Metës, Fazlliç dhe Azerëve përmes bankës “Credins” të çojnë tek vrasja e Artan Santos

Gjurmët e transaksioneve dhe pastrimit të parave të Berishës, Metës, Fazlliç dhe Azerëve përmes bankës “Credins” të çojnë tek vrasja e Artan Santos

Parnerët tanë ndërkombëtarë janë vënë në gjurmët e pastrimit të parave, për të implementuar me sukses reformën në drejtësi. Pas vetëdeklarimit të pasurisë te Inspektorati i Pasurive, tashmë për pjesën më të madhe të zyrtarëve të lartë është bërë verifikimi i burimit të të ardhurave nëpër disa banka të huaja. Ndërkaq janë vënë dhe një ndjekje të transaksioneve të mëdha nëpër bankat e nivelit të dytë në Shqipëri.

Ajo që është vënë re është se paratë që nga Damir Fazlliç, miku serbo-boshnjak i Sali Berishës ish-kryeministër i Shqipërisë e deri tek paratë e CEZ dhe Nuel Kalajt e Shkelzen Berishës dhe transaksionet e DIA së Kastriot Ismailajt dhe kreut të LSI Ilir Meta janë bërë vetëm përmes një banke: Credins. Por dhe shuma e të gjitha parave të tjera që tashmë janë transferuar jashtë vendit, nëpër parajsat fiskale, që nga paratë e ARMO-s dhe derdhjet azerbajxhanëse me vajtje ardhje dhe anasjelltas janë bërë vetëm përmes një banke: Bankës Credins. Kryetar i bordit ekzekutiv të të cilit ka qënë i ndjeri Artan Santo që u vra para zyrës së tij dhe ku ende dhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur vrasësit. Aq më tepër që të gjenden ata që paguan dhe dhanë urdhërin për ekzekutimin e tij.

Ndërkohë që partner i tij në këtë bankë dhe biznes ka qënë as më pak dhe as më shumë por Maltin Korkuti, bashkëshorti i Elvana Hanës. Të gjithë e dinë se Hana është mbesa e Liri Berishës, gruas së ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Gjërat janë të lidhura. Pikërisht përmes kësaj banke janë bërë të gjitha transaksionet e mundshme financiare dhe bankare, duke e kthyer atë tepër të ekspozueshme ndaj organeve të drejtësisë dhe më konkretisht Prokurorisë Speciale e cila ende pa u ngritur me sa duket do ti ketë dosjet gati. Dhe intrigues ka qënë fakti se pikërisht dhëndëri i motrës së Liri Berishës futi në dorë Bankën Credins menjëherë sapo u vra Artan Santo.

Kështu Maltin Korkuti ka zëvendësuar të ndjerin Artan Santo në krye të Bankës Credins. Ai bëhet drejtor ekzekutiv, duke u vënë në krye të kësaj banke vetëm dy ditë pas ekzekutimit të Artan Santos para zyrave të tij. Maltin Korkuti ka mbajtur postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm të bankës Credins dhë është një nga themeluesit dhe aksionerët e saj. Korkuti u zgjodh si drejtori i Përgjithshëm i “Credins”, dy dit pas ekzekutimit të Artan Santos në hyrje të bankës në zonën e ish-bllokut.

Në njoftimin e bankës thuhej atë kohë se “Këshilli Drejtues i Bankës Credins në zbatim të statutit dhe kuadrit rregullativ në fuqi, në vijim të veprimtarisë së për të garantuar dhe siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë normale të bankës, mori vendimin e zgjedhjes së Maltin Korkutit në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm. Korkuti është bashkëthemelues në krijimin e Bankës Credins, aksioner dhe ka mbajtur postin e zëvendës drejtorit të përgjithshëm dhe anëtar i bordit drejtues. Informojmë publikun e gjerë dhe të gjithë klientët se veprimtari e bankës Credins vazhdon normalisht aktivitetine saj në të gjitha degët”.

Një shpejtësi për t’u pasur zili, ndërkohë që Santo ende nuk kishte zbritur në shtratin e pushimit të përjetshëm, Korkuti e zëvendëson atë. Një vrasje mister dhe një akaparim i bankës Credins po në mister. Aq sa tashmë kur të vendoset drejtësia në këtë vend pas implementimit të reformës në drejtësi, gjurmët e transaksioneve të mëdha dhe të paligjshme të bankës Credins do të çojnë tek vrasja dhe ata që kanë porositur vrasjen e Artan Santos./Pamfleti.com

Mos humbisni:
Nisin reshjet e borës në Tiranë (Video)

Close