LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Gjykata dënon me 10 vite “peshkun e madh” Klement Balilin

Gjykata dënon me 10 vite “peshkun e madh” Klement Balilin

Gjykata e Apelit të K.rimeve të Rënda, ka dënuar me 10 vite b.urg Klement Balilin. Ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik d.roge në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup k.riminal, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash. Balili nuk ka qenë i pranishëm sot në seancën e Gjykatës së Apelit, ndërsa vendimi i shkallës së parë u ankimua nga mbrojtja e Balilit, që kërkoi pafajësi.

Mediat greke në 2016 pohuan, se një sasi prej 700 kilogramë C.annabis Sativa që u sekuestrua asokohe në vendin helen i përkiste Kelment Balilit. Hetimi ndaj Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke. Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe nga policia shqiptare.

Prej 15 Janarit 2019, Klement Balili qëndron në qeli pas vetëdorëzimit në Policinë e Shtetit aty ku kushti i tij i vetëm ishte të gjykohej nga drejtësia shqiptare duke shmangur në këtë mënyrë ekstradimin. Nga media greke Balili u cilësua si “Escobari” Ballkanit ndërsa rasti i kapjes së d.rogës si pjesë e këtij trafiku i përket afro 700 kg të kapur në ishullin Zakynthos në vitin 2017. Për Balilin u përfshi në hetime edhe zyra e DEA-s në Athinë ndërsa prej më shumë se dy vitesh ai qëndroi në arrati duke bërë që 4 operacione policie për a.rrestimin e tij të dështonin.

Pas shpalljes në kërkim atij iu bllokuan asetet që kishte në pronësi, ndërsa dështuan disa operacione për ta p.rangosur. Për a.rrestimin e Balilit nuk kanë munguar dhe qëndrimet e selive diplomatike. Ish-ambasadori amerikan Donald Lu gjatë mandatit që shërbeu në Shqipëri e cilësoi “peshk i madh”.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Gjoni përplaset me Braçen dhe Shalsin, ndërpritet seanca në Kuvend

Close