LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Gjykata vendos sekuestrimin e pasurive të grupit të “Toyota Yaris”: Llogari bankare, truall dhe ranishte

Gjykata vendos sekuestrimin e pasurive të grupit të “Toyota Yaris”: Llogari bankare, truall dhe ranishte

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor “Bizark”, ku në qershor të një viti më parë u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit. Sasia e madhe e parave u sekuestrua në një automjet tip “Toyota Yaris”.

Gjykata e K.rimeve të Rënda ka vendosur sot sekuestro preventive mbi llogari bankare, truall dhe ranishte në pronësi të pjesëtarëve të një grupi të strukturuar k.riminal.

Ata akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë k.riminale”, në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme janë në pronësi të shtetasve shqiptarë me iniciale: A. M., A. V., A. D., Gj. C. dhe K. M.

Bazuar në Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për K.rime të Rënda, u vendosën nën sekuestro pasuritë:

– Shuma prej 72 000 € Eurosh në llogarinë e Shoqërisë me inicialet “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë;

– Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Tokë Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2, sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.

Vazhdojnë veprimet procedurale në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për kalimin në administrim nga shteti të të gjitha këtyre pasurive.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
KPA vendos më 26 Korrik për ligjshmërinë e 1 miliard lekë pasuri të Xhezair Zaganjorit

Close