LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Gjykata vendosi burg për 9 ish-punonjësit e Thesarit

Gjykata vendosi burg për 9 ish-punonjësit e Thesarit

Gjykata e Tiranës vendosi “burg” për 9 të arrestuar për vjedhjen e 713 milionë lekëvë të Bankës së Shqipërisë, duke iu ulur 1/3 e dënimit dhe pezulloi vendimin për njërin prej ish-punonjësve, Bashkim Xhillagën, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ish-punonjësit e Thesarit të dënuar

Dhimitër Davidhi, Vëzhgues në Dep. e Emisionit – 2 vjet e 4 muaj
Dorian Çollaku, Drejtor i Dep. e Emisionit – 1 vit e 6 muaj burg
Lavdim Cani, specialist i Arkës Stok – 2 vjet burg
Myzejen Belba, specialiste e Arkës Stok – 2 vjet burg
Liljana Kola, specialiste e Arkës për Veprim – 2 vjet burg
Bahri Allushi – 1 vit e 6 muaj burg
Mehdi Marku – 1 vit e gjysëm burg
Gentian Jahja – 1 vit burg
Fatbardha Gurthi – 1 vit burg
Bashkim Xhillaga – Lihet i lirë, pezullohet vendimi me 2 vjet burg për shkak të gjendjes shëndetësore

Po sot, Banka e Shtetit kërkoi në Gjykatë, nga tre përgjegjësit e vjedhjes së Arkës Stok, kthimin e shumës prej 713 milionë lekësh: Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia dhe Klevis Bejta. Bitraj ka pranuar se ka vjedhur paratë në bankë dhe i ka humbur të gjitha në loto sportive.

Kërkesa është paraqitur sot në seancën gjyqësore të mbajtur ndaj të akuzuarve për vjedhjen e BSH-së dhe punonjësve të akuzuar për “shpërdorimin e detyrës”

images (1)

Gjate pretences, prokuroria kërkoi deklarimin të fajshëm dhe një total prej 56 vjetësh heqje lirie për dhjetë të pandehurit e dosjes së parë të ish­zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë, të akuzuar për “shpërdorim të detyrës”. Sipas akuzës, të pandehurit me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë krijuar kushtet për vjedhjen e 713 milionë lekëve në thesarin e shtetit. Për të pandehurin Dorian Çollaku, ish­drejtor i Departamentit të Emisionit, akuza kërkoi 6 vjet burg. E njëjta masë dënimi u kërkua edhe për pesë të bashkëpandehur të tij. Për katër ish­inventarizues të vënë nën akuzë u kërkuan dënime me nga 5 vjet heqje lirie. Në përfundim, prokurori i kërkoi gjykatës që në masën e dënimit të zbatohet ulja e një të tretës, për shkak se të pandehurit u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Kërkesa e Prokurorisë
Dorian Çollaku 6 vite burg
Bashkim Xhilaga 6 vite burg
Lavdim Cani 6 vite burg
Myzejen Belba 6 vite burg
Liljana Kola (Tusha) 6 vite burg
Dhimitër Davidhi 6 vite burg
Bahri Allushi 5 vite burg
Gentjan Jahja 5 vite burg
Fatbardha Gurthi 5 vite burg
Mehdi Marku 5 vite burg

Loading...
More in Aktualitet, Kronik, Kryesore
Djali i kriminelit akuzon njerkën për mafia, krim dhe korrupsion (Foto)

Close