LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Gjyqtari Skënder Haluca kundër ligjit: I heq shiritin Havanës së famshme! Braçe: Mori vendim tek pullë, pa lajmëruar as tatimet

Gjyqtari Skënder Haluca kundër ligjit: I heq shiritin Havanës së famshme! Braçe: Mori vendim tek pullë, pa lajmëruar as tatimet

Gjykata del sërish kundër aksionit anti-informalitet. Pas Tajvanit, hapet në kundërshtim me ligjin edhe disko Havana në Dhërmi. Vendimi u mor dje nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, ndonëse ajo nuk ka kompetencë mbi çështjen. Vendimi është firmosur nga gjyqtari Skënder Haluci. Disko Havana u mbyll rreth një javë më parë në kuadër të aksionit anti-informalitet për shkak se nuk lëshonte kupon tatimor për klientët e saj.

Sipas ligjit nëse tatim paguesi vazhdon të mos lëshojë kupona tatimor duhet të bllokohet në afatet që parashikohen në nenet përkatëse, por duket se kjo nuk është marrë parasysh nga gjyqtari i cili ka vendosur të heqë shiritin bllokues nga ky subjekt VIP.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe zv.kryeministri, Erion Braçe i cili shprehet i skandalizuar përballë këtij vendimi. Braçe akuzon gjyqtari Haluci duke thënë se e ka marrë vendimin ‘tek pullë’ pa lajmëruar palë dhe as tatimet. Zv. kryeministri shprehet se e gjithë kjo lëvizje bëhet në kurriz të interesit publik duke dëmtuar edhe të ardhurat e buxhtetit të shtetit. Ai deklaron se do të depozitohet apelimi i vendimit, kallëzim penal pë kanosje ndaj inspektorëve tatimorë dhe dosja do të jetë gati për në komisionin e vettingut.

“Gjykata private e evazionit fiskal, havana, kërcënimet dhe zero milimetra pas! Nje gjykates, tek pulle nje i tille, ne nje gjyq pa lajmeruar e pa qene palet, madje ne “dhome keshillimi”, ka hequr bllokimin mbi Havana në Dhërmi.

Gjykatesi as i kishte lajmeruar Tatimet. Gjykatesi ka “gjykuar” ne gjykaten e Faktit Vlore, edhe pse kjo gjykate nuk ka kopetence mbi ceshtjen; Çështja e “Havana” në Dhërmi është lëndë e Gjykatës Administrative. Me tej, nje permbarues ka hequr shiritat e bllokimit te Havana edhe pse nuk ka vene ne dijeni Tatimet deri ne fund te orarit te tyre zyrtar. Pra, cdo gje e miremenduar, rakorduar e kryer sic deshen;

E gjitha në kurriz të interesit publik, të ardhurave të buxhetit, dëmtuar rëndë nga mos dokumentimi i vijueshëm, i përsëritur i qarkullimit tek “Havana”. Kete here edhe ne gjykaten private! Poo, tani e kam shume te qarte: Evazioni fiskal ka gjykatën e tij private, në drejtësinë e vjetër e të korruptuar! E gatshme te mbroje interesa private e te vrase perfundimisht interesin publik! Pas politikes, paralizuar nga vullneti politik per luftuar drejt evazionin e mbrojtur edhe nga politika,

Drejtesia e Vjeter eshte e fundit qe po i del zot evazionit! Natyrisht, kjo eshte beteje e do vijoje, pa leshuar asnje milimeter! Ndaj, tani po depozitohet apelimi i vendimit te djeshem, tani po depozitohet kallezimi penal per kanosje ndaj inspektoreve te tatimeve, tani po behet gati dosja e kesaj ceshtje e lidhur me gjykaten per ne komisionin e Vettingut!

Nderkohe, nuk mbaron ketu!”, shkruan Braçe.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close