LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sport . Godelli dhe Qerimaj përfundojnë larg pritshmërive në botëror, vetëm Calja nderon Shqipërinë

Godelli dhe Qerimaj përfundojnë larg pritshmërive në botëror, vetëm Calja nderon Shqipërinë

Kampionati botëror i peshëngritjes që po zhvillohet në Patia të Tajlandës nuk ka shkuar ashtu siç pritej për dy sportistët shqiptarë Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj. Të dy peshëngritësit kanë garuar ditëne sotme në kategorinë 81 kilogramë, baderia b, duke u renditur respektivisht në dygarësh i 14 Daniel Godeeli dhe i 21 Erkand Qerimaj.

Në stilin e shkëputjes Daniel Godelli u rendit i gjashti pasi ngriti 155 kilogramë në provën e parë, ndërsa në të dytën dhe në të tretën 27-vjeçari dështoi të ngrinte shtangën. Ndërkohë po në stilin e shkëputjes Erkand Qerimaj u rendit në vendin e njëmbëdhjetë, duke realizuar vetëm provën e dytë me 151 kilogramë, ndërsa në të tretën nuk u ngjit në pedanë.

Në stilin e shtytjes Dodelli gjithashtu performoi më mirë se Qerimaj, por të dy sportistët u renditën poshtë në tabelën e klasifikimit. Godelli me 185 kilogramë në provën e parë u rendit në vendin e trembëdhjetë, ndërsa Qerimaj me 181 kilogramë në provën e parë u rendit i katërmbëdhjeti.

Ndërkohë të shtunën ishte Briken Calja ai që nderoi Shqipërinë duke fituar medalje të bronztë në stilin e shkëputjes. Peshëngritësi nga Cërriku garoi në kategorinë 73 kilogramë dhe në dygarësh u rendit i pesti me 337 kilogramë në total.

Të hënën Krenar Shoraj, do të jetë peshëngritësi i fundit shqiptar që do të garoj në kampionatin botëror në kategorinë 89 kilogranë. /Shqiptarja.com

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close