LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Grafikët/ Piramida e dytë Bode-Berisha: Ku shkuan lekët në vitet 2005-2013?!

Grafikët/ Piramida e dytë Bode-Berisha: Ku shkuan lekët në vitet 2005-2013?!

Në teori, huamarrja është një praktikë që synon të stimulojë zhvillimin ekonomik të një individi, biznesi apo të një shteti në rrugën drejt prosperitetit.

Thënë kjo, mundësimi i huamarrjes për t’i shpëtuar varfërisë, për të investuar dhe për t’i bërë ballë të papriturave, ka qenë dhe mbetet një fokus i rëndësishëm i donatorëve të ndryshëm, organizatave ndërkombëtare dhe qeverive.

Megjithatë, është e rëndësishme që ndërsa aksesi në kapital përmes huave (kredive ose borxhit kombëtar) rritet dita-ditës, të krijohen mekanizma vëzhgues që të mos humbasë qëllimi gjatë rrugës.

Në rastin e Shqipërisë, në vitet 2005-2013 u shënua një rritje historike e huamarrjes në vend. Borxhi kombëtar u dyfishua, ndërsa kredidhënia për individët dhe bizneset u katërfishua.

Numri i bizneseve të reja që hapeshin çdo vit u dyfishua gjithashtu, duke arritur në mbi 2 mijë biznese të reja në vit.

Në pamje të parë, kjo tendencë është optimiste. Qeveria, bizneset dhe individët po aksesojnë më shumë fonde për të arritur prosperitet ekonomik dhe social.

Fatkeqësisht, kjo është vetëm fasada. Në të vërtetë, qeveria dhe shqiptarët morën dyfish hua, por fuqia e tyre blerëse dhe të ardhurat për frymë u rritën me vetëm 41% në harkun kohor të 8 vjetëve.

E thënë më thjesht, për çdo 10 lekë që morëm borxh, vetëm 4 lekë u futën sërish në xhepat tanë. E pyetja e parë që shtrohet është: ku shkuan të tjerat?

Në fund të ditës, borxhi ka një afat skadence, dhe si do kthehet kur fitojmë më pak sesa marrim hua? Mos ndoshta do të hyjmë akoma më thellë në borxhe për të mbyllur borxhet e së shkuarës? (Konica.al)

Loading...
Mos e Humbisni
Protesta e banorëve të Zharrëzës që eklipson “Çadrën e Krimit” të Lulit!

Close