Home . Aktualitet . “Grekët nuk janë të dashur në Shqipëri”?! Ky është motivi që ky minoritar duhet të përfitoi azil në… Amerikë! (Foto)

“Grekët nuk janë të dashur në Shqipëri”?! Ky është motivi që ky minoritar duhet të përfitoi azil në… Amerikë! (Foto)

Një grua shqiptare pritet që të dëbohet sot nga Amerika. Ajo kishte shkuar ilegalisht më 2002, derisa nëse diçka nuk ndryshon, do të dëbohet të hënën, shkruajnë mediat amerikane, njëra ndër to “courant.com”.

Ajo nuk dëshiron të kthehet në Shqipëri. Qëndrimin e saj e mbron edhe burri i saj. Ai thotë se kanë provuar gjithçka deri më tani. Vironi thotë se grekët nuk janë të dashur në Shqipëri, ashtu si edhe ortodoksët. Madje, ai ka thënë se një shok të tij e kanë vrarë vetëm pse flet greqisht.

Pavarësisht të gjitha këtyre rreziqeve që ata i përshkruajnë tre fëmijët Niko (7), Katarina (5) dhe Alexandra (1), do të shkojnë me nënën e tyre në Shqipëri.

Ai ka shtuar se ka punuar për gjashtë ditë në javë nga dhjetë orë për familjen e tij, dhe është e vështirë t’u shpjegosh se nëna dhe ata duhet të shkojnë në Shqipëri, dhe të ndërprenë shkollimin.

Denada nuk dëshiron të kthehet, megjithatë, të gjitha kërkesat e familjes për azil dhe qëndrim në SHBA janë refuzuar deri më tani.

Komento
Mos Humbisni:
Dedikime rrënqethëse, për vdekjen e gazetare së “Stop”: “Këto ishin ditë që ti kërkoje nga unë, që të ndihesha e lumtur”! (Foto)

Close