LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Greqi, 226 vjet burg prindërve që abuzuan seksualisht me fëmijët

Greqi, 226 vjet burg prindërve që abuzuan seksualisht me fëmijët

23 vjet burg për babanë dhe 103 vjet burg për nënën, vendosi juria e Gjykatës në Patra për dy prindër që akuzohen se kishin kryer marrëdhënie seksuale me fëmijët e tyre.

Cifti ishte paraburgosur në maj të vitit 2013 dhe kur u zbulua rasti, ngjalli reagime të shumta në vend.

Skandali doli në dritë, kur një nga vajzat foli me një të afërm, i cili më pas informoi fondacionin për mbrojtjen e fëmijëve “Buzëqeshja e Fëmijës” dhe avokatin e të miturve.

Mësohet se babai 50 vjeçar ka bërë akte të turpshme me dy vajzat e mitura dhe ka detyruar gruan të ketë marrëdhënie seksuale me të birin 15 vjeçar.

Djali i vogël ka kryer marrëdhënie seksuale me nënën e tij me sugjerimin e babait, ndërsa gruaja tha se kishte pranuar pasi kishte frikë nga burri i saj, që vazhdimisht pinte.

I pyetur nga policia ai është shprehur: “Doja që djali im të bëhej burrë dhe bëra atë që bëra”.

Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi fëmijët janë në moshë të mitur.

Loading...