LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Greqi, 9 deputetë të Agimit të Artë rrezikojnë imunitetin

Greqi, 9 deputetë të Agimit të Artë rrezikojnë imunitetin

Komisioni i Etikës i parlamentit grek do të mblidhet sot për heqjen e imunitetit parlamentar të 9 deputetëve të tjerë të “Agimit të Artë”, me akuzën e krijimit dhe drejtimit të organizatës kriminale.

Bëhet fjalë për deputetët Eleni Zarulia, Nikolao Kuzilos, Antonis Gregos, Dimitrios Kukutsis, Artemi Mattheopulos, Polivio Zisimopulos, Kosntandinos Barbarusis, Xrysovalanti Alekspulos dhe Mihail Arvanitis.

Sipas kërkesës së prokurorit, kërkohen akuza plotësuese mbi kreun e partisë Nikos Mikaloliakos për posedim të armëve dhe eksplozivëve me qëllim furnizimin e organizatës kriminale, akuza që do t’iu ngarkohen edhe deputetëve Niko Miho, Jorgos Lagos, Ilias Kasidiaris, dhe Jorgos Germenis.

Një përfaqësi e komisionit parlamentar të etikës pritet të shkojë në burgun e Koridalosit për të dëgjuar deponimet e deputetëve të paraburgosur të “Agimit të Artë”, në kuadër të procesit të heqjes së imunitetit të 9 deputetëve të tjerë.

Koalicioni i majtë SYRIZA ka deklaruar se do të votojë pro heqjes së imunitetit të anëtarëve të “Agimit të Artë”, por me disa rezerva që pritet t’i shprehet gjatë diskutimit në Parlament.

Parlamenti grek ka votuar më herët për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve të “Agimit të Artë”.

Loading...
More in Rajoni
Arrestohet “agjenti” serb i BIA-s që vodhi shqiptarët e Preshevës

Close