LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Greqi, arrin në 58 numri i vdekjeve shkaktuar nga gripi

Greqi, arrin në 58 numri i vdekjeve shkaktuar nga gripi

Në Greqi 58 persona kanë humbur jetën nga gripi, për shkak të mosvaksinimit. Kjo vërtetohet nga ekzaminimet laboratorike, ndërsa Shoqata e e Mjekëve të Athinës (ISA) vë alarmin për këtë fakt.

“Është tragjike që për vaksinën që kushton vetëm 6 euro, të humbasin jetë njerëzore”, thekson Shoqata e Mjekëve, duke marrë shkas nga vdekja e 58 personave të prekur nga gripi.
Sipas Shoqatës, 40% e popullsisë që i përket grupit me rrezikshmëri të lartë, nuk arriti të vaksionohet për gripin stinor, pasi sasitë e vaksinave që mbërritën nëpër farmaci ishin shumë më të vogla nga sa kishin porositur farmacistët dhe në të njëjtën kohë nuk u dërguan vaksina në njësitë e kujdesit parësor shëndetësor.

Shoqata e Mjekëve e cilëson si “kriminale” mungesën e politikës vaksinuese në Greqi, por edhe deklaratat e joekspertëve, të cilët e terrorizuan popullsinë, me hipoteza të pabazuara shkencërisht për “komplikimet e mundshme” nga vaksinimi, gjë që i la mijëra qytetarë të ekspozuar në pandeminë e gripit.

Loading...
More in Kryesore, Rajoni
Rama në forumin e BERZH: Kush bën biznes në Shqipëri, ka partnere qeverinë

Close