LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Greqi, grevë 24 orëshe kundër kërkesave të Trojkës

Greqi, grevë 24 orëshe kundër kërkesave të Trojkës

Në Greqi, sindikata e punonjësve të sektorit publik po zhvillon sot një grevë 24 orëshe, për të kundërshtuar kërkesat e Trojkës, që lidhen me pushimet masive nga puna, uljet e pagave të punonjësve dhe reformat në marrëdhëniet e punës.

Kjo grevë kulmoi me një tubim masiv në Athinë, ndërsa në datën 19 dhe 20 mars është shpallur një grevë 48 orëshe.

Me grevën dhe marshimin e sotëm, punonjësit e sektorit publik kundërshtojnë planet dhe kërkesat e përfaqësuesve të Trojkës, për mijëra pushime nga puna këtë vit, uljen e pagave si dhe sulmin që, sipas tyre, po iu bëhet të drejtave të punëtorëve.

Sindikata deklaron se përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qëndrore Evropiane kërkojnë të promojnë një një legjislacion të ri, i cili krijon pengesa për zhvillimin e grevave nga sindikatat, duke shkatërruar kështu cdo të drejtë të punëtorëve të fituar përgjatë viteve të fundit.

Ndërkohë qeveria greke është duke negociuar me Trojkën, për të arritur një marrëveshje, nga e cila do të siguronte këstin e ndihmës prej 10 mld euro, por për këtë, do të jetë e detyruar të pranojë reformat ë tjera të dhimbshme për qytetarët.

Loading...
More in Rajoni
Williamson merr në pyetje Thaçin? Qeveria: E pavërtetë

Close