LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Greqi, sërish tërmet 4.6 ballë në ishullin Kefalonia

Greqi, sërish tërmet 4.6 ballë në ishullin Kefalonia

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.6 gradë i shkallës Rihter ka rënë sot në mëngjes në Kefalonia dhe ishullin fqinjë, Itakë.

Tërmeti kishte thellësi vatre 2 km dhe epiqendra e tij u lokalizua 9 km në perëndim të fshatit Liksuri.

Lëkundjet sizmike gjatë natës kanë qenë të shumta, me kohëzgjatje, por me densitet të ulët.

Ndërkaq, shumë banorë të Kefaloniasë e gdhinë të martën jashtë banesave të tyre, pasi ende nuk është kapërcyer frika e një tërmeti më të madh, ndërsa situata vështirësohet edhe nga moti i keq, me shtrëngata shiu dhe erëra të fuqishme.

Në të njëjtën kohë, 1000 banorë të Kefaloniasë, shtëpitë e të cilëve u shpallën të papërshtatshme për t’u banuar, e kaluan natën në tragetin Superfast 1, ndërsa pritet mbërritja e tragetit Eleftherios Venizelos (që nuk u bë të hënën për shkak të detit tepër të trazuar), me kapacitet 1300 shtretër.

Tërmeti i së dielës 5.9 ballë shkaktoi mjaft dëme në banesat dhe rrugët e ishullit.

Loading...
More in Rajoni
Ivanoviç, një muaj paraburgim në Prishtinë, akuzohet për krime lufte

Close