LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Grerëza braziliane, një ilaç kundër kancerit

Grerëza braziliane, një ilaç kundër kancerit

Shkencëtarët në Brazil besojnë se helmi i një grerze braziliane vdes qelizat e kancerit dhe mund të jetë arma për kurimin e tij.

Studimi ka zbuluar se, një toksinë në thumbin e kësaj grerze, vret qelizat e kancerit dhe nuk dëmton ato normale.

Ekipi i Universitetit të Brazilit, i cili eksperimentoi në këtë teori, deklaroi se, helmi i dobëson qelizat e tumorit dhe i bën ato molekula vitale.

Por, puna në këtë fazë është akoma në hapat e saj të parë dhe shkencëtarët thonë se, ka nevojë për kërkime të tjera e se gjithashtu duhet gjetur mënyra e duhur që kjo kurë të aplikohet tek njerëzit.

Polybia Paulista është një lloj grerze që gjendet në Juglindje të Brazilit, tepër agresive.

Edhe pse pickimi i saj është i padëshirueshëm në këto vende, shkencëtarët besojnë gjithnjë e më shumë se, helmi i saj mund të vihet në përdorim për mirë, shkruan BBC.

Ky insekt përmban një toksinë të rëndësishme të quajtur “MP1”, që e përdor për të sulmuar ose për të mbrojtur veten.

Rezultati se “MP1” mund të shkatërrojë qelizat e kancerit erdhi pas përfundimit të eksperimentit tek minjtë.

Loading...
More in Shendeti
Vjen “super prezervativi” që lufton HIV-in dhe rrit kënaqësinë seksuale

Close