LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Gruaja e Kryeministrit “e zhytur” në luks: me çantë mijëra euro (Foto)

Gruaja e Kryeministrit “e zhytur” në luks: me çantë mijëra euro (Foto)

Ndërsa mijëra njerëz nuk kanë një vend pune, mijëra të tjerë marrin nga 130, nga 170 apo 200 euro në muaj, Anita, gruaja e kryeministrit Ramush Haradinaj është e zhytur në luks.

Në kremten e organizuar nga Ambasada e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë me zyrtarë të lartë amerikanë, ku në SHBA po qëndron edhe Anita, ajo që ka rënë në sy në këtë festë është çanta e saj e cila kushton hiç më pak se 1920 dollarë dhe është e firmës Louis Vuitton.

Gruaja e kryeministrit është prezantuese e lajmeve në RTK (televizionin publik) dhe rroga e saj në këtë medium sipas deklarimit të fundit të pasurisë, të publikuar në faqen e Agjencisë Kundër Korrupsion, ajo përfiton 660 euro në muaj.

Ajo po ashtu merr edhe dy paga tjera, nga kompania e sigurimeve “El Sig” përfiton 1 mijë euro në muaj, ndërsa nga kompania e saj “Vibe” përfiton edhe 1 mijë euro tjera në muaj.Gruaja e Kryeministrit “e zhytur” në luks: me çantë mijëra euro 

 

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Veshja 8 mijë euro, Saliu mbron nusen!? Por, a paguan taksa Armina?

Close