LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Grupet e WhatsApp nuk janë edhe aq të sigurta”, dikush mund të inflitrohet e të lexojë gjithë sms-të!

“Grupet e WhatsApp nuk janë edhe aq të sigurta”, dikush mund të inflitrohet e të lexojë gjithë sms-të!

Ky zbulim vjen nga disa studiues të Universitetit gjerman të Bochum.

Sipas ekspertëve, për shkak të një defekti të sigurisë, serverin e WhatsApp-it mund ta kontrollojë kushdo dhe është në gjendje të fusë persona të rinj në brendësi të grupit, njësoj si të ishte administratori.

Që nga ky moment, anëtari i ri i grupit është në gjendje të lexojë mesazhet e dërguara nga të tjerët.

“Konfidencialiteti i grupit ndërpritet sapo anëtari i paftuar, të jetë në gjendje rekuperojë të gjithë mesazhet e reja dhe ti lexojë”, shpjegon kështu njëri nga studiuesit Paul Roesler, për Wired.

Një zëdhënës i kompanisë ka ka konfirmuar zbulimin e studiuesve, por nuk ka vënë në dukje që, në rast të infiltrimit, të gjithë anëtarët e tjerë të grupit mund ta shohin njoftimin që informon për prezencën e në personi të ri.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Asgjë e re nga fronti i shpifjes!

Close