LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Grupi separatist kërkoi armë nga Shqipëria për aneksimin e Venetos, në pranga një ish-deputet

Grupi separatist kërkoi armë nga Shqipëria për aneksimin e Venetos, në pranga një ish-deputet

Policia italiane arrestoi sot 24 persona, pjesë e një grupi separatist, pasi ka dyshime se ishin duke mbledhur armë, për të ndarë me dhunë rajonin verior të Venetos, nga pjesa tjetër e Italisë. Në pranga ka rënë edhe Franko Roçhetta , një ish- deputet.

Nga hetimet u konstatuan takime private në shtëpi, biznese dhe restorante në pronësi të të arrestuarve dhe veprimtari të tjera duke kërkuar fonde. Policia tha se ka dokumentuar edhe kontaktet e tyre me organizatat kriminale shqiptare për blerjen e armëve.

Grupi kishte improvizuar një buldozer si një tank me një raketë të improvizuar. Pas kontrolleve të shumta, policia arrestoi 24 personat, të cilët akuzohen  për terrorizëm, përmbysje të rendit demokratik dhe posedim të armëve të luftës. 27 persona të tjerë janë nën hetim.

Tanku2

Loading...
More in Bota, Kryesore
Europa ka pasur kopsht zoologjik dhe për njerëz (Foto)

Close