Home . Biosfere . Habit shkenca: Dhëmbët do të shërohen vetëm me këtë preparat

Habit shkenca: Dhëmbët do të shërohen vetëm me këtë preparat

Shkencëtarët pohojnë se dhëmbët, me ndihmën e ilaçit Tideglusib, do të jenë në gjendje që të “rregullojnë” veten në mënyrë që do të eliminohet nevoja për mbushje, shkruan BBC.

Ekipi hulumtues nga Kings College në Londër tregon se ai ilaç, me të cilin zakonisht trajtohen ata që janë duke vuajtur nga demenca, mund të vë në lëvizje qelizat e pulpës dentare në minj që vetë të riparojnë vrimat e vogla. Vrimat në dhëmbët e minjve janë trajtuar me ndihmën e sfungjerit biodegradues të lagur me Tideglusib i cili futet në kariesin e dhëmbëve.

Studimi i publikuar në revistën Science Reports tregoi se ky proces ka çuar në një “riparim të plotë dhe të suksesshëm natyror” të dhëmbëve. Tideglusib ka stimuluar aktivitetin e qelizave amë në pulpën dentare që çuan në shërimin e vrimës 0.13-milimetër në dhëmbët e minjve.

Gjëja kryesore është që sfungjeri është i biodegradueshëm – tha profesori Paul Sharpe.

Hapësira në të cilën qëndron sfungjeri, gjatë kohës së rigjenerimit të dhëmbit, mbushet në atë masë me minerale sa që pas trajtimit nuk mbetet asgjë që në të ardhmen mund të prishet.

Ekipi hulumtues tani do të përpiqet që të përcaktojë nëse metoda e tyre është e aftë për të riparuar edhe vrima të mëdha. Sharpe ka shtuar se kjo mënyrë e trajtimit të dhëmbëve së shpejti mund të jetë në dispozicion edhe komercialisht

Mos humbisni:
Shkatërrohet banda e trafikut të mjeteve luksoze, si i fusnin makinat e motorët në Shqipëri

Close