Home . Biosfere . Hani fruta pa qëruar, ja efektet “magjike”

Hani fruta pa qëruar, ja efektet “magjike”

Kthejeni thikën prapa në dollap. Konsumimi i frutave dhe perimeve me lëvore mund të shtojë sasinë e vitaminave, të na mbrojë nga kanceri dhe të na shtojë nivelin e energjisë. Ja disa nga to që nuk duhet qëruar.

Si duhet të hahen?
Kivi: Qimet të cilat ndodhen në lëvoren e kivit janë antioksidues i shkëlqyeshëm dhe nutricistët besojnë se posedon substanca që mbrojnë nga kanceri, infeksionet, alergjitë.

“Lëvorja e kivit tri herë më shumë posedon antioksidues se sa fryti”, thotë mjeku Merilin Glenvil, ish-presidenti i forumit për shëndet dhe ushqim në shoqatën mbretërore britanike për mjekësi.

Si të hahet: Nëse ju duket lëvorja e kivit tepër e fortë, provoni të gjeni kivin “e artë”, sepse membrana e verdhë është më e ëmbël dhe ka më pak “qime”. Opsioni tjetër është që tërë kivin ta grimconi apo ta grini në mikser, shkruan Telegrafi.

Pemët e thata: Lëvoret e portokallit apo të mandarinës janë antioksidantë të fuqishëm të cilët quhen super flavonoide. Ato ulin nivelin e LDL kolesterolit të keq, por jo edhe kolesterolin e mirë, i cili e ka shenjën HDL. Antioksidantët e lëvoreve janë 20 herë më të fuqishëm se vetë frutat. E njëjta gjë vlen për të gjitha pemët tharta. Membrana e bardhë përmban dozë të lartë të pektinës, e cila është pejzë që zvogëlon kolesterolin dhe e “popullon” stomakun me baktere “të dobishme”.

Si të hahen: Vëreni lëvoren në simite apo hidheni tërë portokallin në aparat për shtrydhjen e pemëve për të bërë lëng.

Ananasi:Mos krijoni panik–lëvorja e fortë e ananasit është shumë e shëndoshë. Përpos vitaminës C, ajo po ashtu ndihmon tretjen dhe mbron stomakun. Në lëvoren e ananasit gjenden dy herë më shumë antioksidues se sa në frut.

Si të hahet:Shtrydheni dhe grimcojeni membranën dhe shtoni lëng i cili do ta zbusë.

Bananet:Një hulumtim i kryer në Tajvan tregon se lëvorja e bananes shëron depresionin pasi përmban shumë serotoninë, hormonin i cili është i caktuar për ilje të depresionit. Lëvorja është e mirë edhe për sytë pasi përmban antioksiduesin, luteinë.

Si të hahen:Mjekët këshillojnë që lëvorja të zihet dhjetë minuta dhe uji i zier të ftohet dhe të pihet.

Lulelakra:”Fletët e lulelakrës janë më pak të shijshme, por në to gjenden shumë kalium dhe vitamina C”, thotë Glenvil. Aty ka edhe shumë proteina dhe për një kohë më të gjatë do të jeni të ngopur.

Si të hahet:Preni fletët në pjesë të holla dhe shtojani lulelakrës së fërguar apo të zier.

Hudhra:Lëvorja e hudhrës në vete përmban pesë komponentë të ndryshëm, theksojnë ekspertët japonezë. Njëri nga funksionet më të rëndësishëm është ngadalësimi i plakjes dhe mbrojtja e zemrës.

Si të hahet:Njomeni një thelb hudhre në vaj ulliri, pastaj piqeni bashkë me ushqimin në zgarë apo shtojani gjellës.

Kungulli:Janë të pasur me zink, prandaj janë të shkëlqyeshëm për thonj dhe lëkurë të shëndoshë. Po ashtu përmbajnë antioksiduesin beta karotinë që mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. E po ashtu as farat nuk duhet t’i hidhni ngase janë të pasura me omega 6 dhe me acidet yndyrore që ju mbajnë trurin e shëndoshë. Lëvoret duhet të pastrohen mirë me ujë të ngrohtë, t’i fusni në furrë për 20 minuta dhe t’i konsumoni.

Si të hahet:Lajeni kungullin me ujë të ngrohtë dhe piqeni në furrë shporeti, të lagur me vaj ulliri rreth 20 minuta. Shtojeni në supë apo sallatë.

Patatja:Shumica e njerëzve e ka kuptuar se lëvorja e patates është e shëndoshë, por shumica prej tyre nuk e dinë arsyen. Është i pasur me hekur, magnez, zink dhe vitamina C.

Si të hahet:Piqeni të plotë të lagur me vaj ulliri apo ziejeni dhe bëjeni pire pa ia hequr lëvoren.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Jini vigjilentë! Ai “kafshon” përsëri edhe pa dhëmbë

Close