LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Hapet Shkolla e Baletit, Veliaj: Nxënës e mësues ta gëzoni

Hapet Shkolla e Baletit, Veliaj: Nxënës e mësues ta gëzoni

Përfundon rikonstruktimi i Shkollës së Baletit. “Ta gëzoni Shkollën e Baletit për të gjithë ata që janë mësues, nxënës, prindër apo për ata që kanë nostalgji për vitet e mrekullueshme që kanë kaluar në këtë shkollë.

Kur e vizitova Shkollën 1 vit më parë ishte e shkatërruar. Binte një shi dhe një furtunë e tmerrshme, jo për metaforë por realisht çfarë binte jashtë binte brenda. Sot jam shumë i lumtur për këtë kryevepër”,shkruan kryebashkiaku Veliaj në facebook.

Punimet kanë përfunduar dhe tashmë kjo shkollë është gati për të mirëpritur 230 artistët e rinj.

Kjo është ndoshta ndër të vetmet shkolla në vend që është e gjitha e kondicionuar, foni të brendshme, me parket Harlequin dhe 6 salla kërcimi. Në këtë shkollë konkretisht është bërë rikonstruktimi i fasadës, hidroizolimi i tarracës, rikonstruksioni total i nyjeve sanitare, rrjetit hidraulik dhe i dhomave të zhveshjeve. Gjithashtu, është shtruar parketi i ri i përshtatshëm për sallat e kërcimit si dhe është instaluar sistemi i ngrohjes dhe i ftohjes.

Komento
Mos Humbisni:
Basha të shkrinë gazit: I vë 10 kushte Ramës për vijimin e paktit të 18 qershorit

Close