LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Haxhinasto: Prioritet ndërtimi i portit të Shëngjinit dhe aeroportit të jugut

Haxhinasto: Prioritet ndërtimi i portit të Shëngjinit dhe aeroportit të jugut

Sot, Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka marrë pjesë në Takimin e Përvitshëm të Ministrave të Transportit të Evropës Juglindore (SEETO), ku paraqiti vizionin e qeverisë së Shqipërisë për zhvillimin e infrastrukturës së transportit dhe forcimin e këtij sektori si kontributor për rritjen ekonomike dhe punësimin. Ai theksoi nevojën e përfundimit me cilësi e standard të veprave publike në rrugë, me theks të veçantë tek siguria rrugore dhe mirëmbajtja e tyre. Ai foli për planin e rigjallërimit të hekurudhës shqiptare, me lidhjet me fqinjët, portet, dhe për rrjetin e zonës Tiranë, Rinas, Durrës.

Ministri theksoi prioritetin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e portit të Shëngjinit, që do i shërbente edhe rajonit, veçanërisht Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë. Ndërsa për transportin ajror u rikonfirmua hapja e tregut dhe rritja e cilësisë së shërbimit për qytetarët shqiptarë, nëpërmjet futjes në treg të kompanive që ofrojnë shërbime me kosto të ulët, por edhe nëpërmjet ndërtimit të aeroportit të jugut.

Loading...