Home . Aktualitet . Hetimet për Bashën një veprim skandaloz para funksionimit të SPAK! Ja si mashtroi PD në KQZ

Hetimet për Bashën një veprim skandaloz para funksionimit të SPAK! Ja si mashtroi PD në KQZ

Dërgimi për gjykim i Lulzim Bashës për aferën e lobimeve ka përçarë Prokurorinë e Tiranës. Jo të gjithë prokurorët kanë qenë në një mendje sa i takon kësaj çështje, duke sjellë dhe mosmarrëveshje mes tyre. Sipas një urdhri të kryeprokurores Elisabeta Imeraj, për këtë dosje u ngrit një grup hetimor me 3 prokurorë: Kolë Hysenaj, Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako. Në dokumentin e publikuar dje në media, rezulton se aktpadia është firmosur vetëm nga prokurorët Karanxha dhe Tako, ndërsa prokurori Hysenaj nuk ka firmosur.

Burime shumë të sigurta nga organi i akuzës i thanë gazetës se prokurori Hysenaj ka ngritur shqetësimin se hetimet nuk kanë përfunduar dhe nuk janë të plota. Një ditë më parë gazeta shkruajti se ajo që ishte prova kyçe në këtë proces është dëshmia e Nicolas Muzoin, biznesmeni i cili u kontraktua nga Basha për të kryer lobimet. Por prokuroria nuk e ka pritur dëshminë e tij dhe ka mbyllur dosjen. Ajo që i vë vulën gjithçkaje është kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Ajo ka folur dje për BIRN, duke thënë se dosja ka probleme dhe nuk është marrë firma e saj. “Dosja nuk është dërguar ende në gjykatë, madje nuk është qepur ende. Për hetimin e kësaj çështje ka urdhër për ngritjen e një grupi hetimor me tre prokurorë të cilët janë: Kolë Hysenaj, Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako.

Për arsye shëndetësore nuk kam qenë në punë këto ditë, por konstatoj se dy prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako kanë vendosur apriori dhe kanë marrë iniciativë të vetë-shpallen prokurorë të çështjes, duke e përjashtuar kolegun e tyre”, shtoi Imeraj. Pra duket se mes prokurorëve ka plasur sherri dhe në ditët në vijim do dalë e vërteta. Gazeta do zbardhë detaje mbi skemën e ndjekur nga dy prokurorët dhe dyshimet mbi hetimet e ngritur. Fillimisht Basha u akuzua për pastrim parash, por kjo akuzë ra rrugës duke e veshur me mister dhe dyshime dosjen në fjalë. Kjo duket se ka sjellë dhe konfliktin mes prokurorëve.

Ja si mashtroi PD në KQZ

Sipas ligjit, çdo parti duhet të deklarojë shpenzimet për fushatë, përfshirë dhe lobimet. Por çfarë deklaroi PD në KQZ? Sipas të dhënave të bëra publike nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe po ashtu nga të dhënat që ka prokuroria, PD ka deklaruar rreth 120 mijë euro shpenzime lobimi për disa kompani të tjera për zgjedhjet e 2017. Më konkretisht ka deklaruar: Konsulenca “Barnes & Thornburg LLP”, 6.385.000 lekë; Konsulenca “Barnes & Thornburg LLP”, 6.200.000 lekë; Konsulenca “Clearpath Strategies” 1.820.109 lekë dhe Konsulenca “Murphy Vogel ASKEË”, 1,534,000 lekë. Pra në total 15.939.109 lekë, ose rreth 120 mijë euro. Por në KQZ, PD nuk kishte deklaruar asnjë pagesë për “Muzin Capitol” dhe asnjë kontratë me “Biniatta Trade LP”.

Por pasi ne media u denoncua skandalin, KQZ i dha mundësi PD të deklarojë shpenzimet dhe ajo ka deklaruar se ka paguar plot 25 mijë dollarë për “Muzin Capitol”. Por Nicola Muzin në SHBA ka deklaruar plot 675 mijë dollarë, ndërsa Basha shprehet se ka paguar plot 25 mijë dollarë. Kjo do të thotë se janë fshehur 650 mijë dollarët e tjerë. Por sipas të dhënave që prokuroria ka marrë nga Skocia, pagesat prej 650 mijë dollarë janë bërë në emër të PD nga “Biniatta Trade LP”, kompani që ka lidhje me rusët. Pra duket qartë se kemi fshehje të shpenzimeve.

Kliti Topalli

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Revista amerikane: “BE Gaboi” Ja rr.eziku që i kanoset Ballkanit nga Kina dhe Rusia

Close