LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Hidrokarburet, qeveria ndryshon penalitetet dhe rregullat e tregut

Hidrokarburet, qeveria ndryshon penalitetet dhe rregullat e tregut

Do të vendosen rregulla të reja në tregun e naftës në vend. Në një projektligj, të miratuar dje nga Këshilli i Ministrave parashikohet të rriten në mënyrë të ndjeshme gjobat për shkelësit, si dhe propozohet të caktohen rregulla të reja në prodhimin, tregtimin, eksportin dhe licensimin e produkteve të hidrokarbureve.

Lidhur me rafineritë e naftës, një nga amendimet e ligjit ekzistues, që është hartuar më 1999, por është amenduar disa herë deri tyani, ka të bëjë me atë që “transferimi i licensës përkatëse të rafinerisë lejohet vetëm pas miratimit të ministrisë përgjegjëse për hidrokarburet, sipas kushteve dhe procedurës të parashikuar me vendim të Këshillit të Ministrave”. Po kështu, rafineritë duhet të zbatojnë normat dhe kushtet teknike të projektit. Ndryshimet në skemën dhe kartën teknologjike të funksionimit të rafinerive bëhen gjithashtu vetëm me miratim të ministrisë përgjegjëse për hidrokarburet.

Gjobat
Dënimi më i madh që parashikohet të vendoset me ligj i takon ushtrimit të veprimtarisë pa licensë në këtë sektor, që shkon nga 15 milionë deri në 20 milionë lekë të reja, ose 140 mijë euro. Po kështu, për falsifikim të produktit subjekti përgjegjës do të gjobitet me 10.000.000 lekë të reja, më se 70 mijë euro.

Ndërkohë, do të ndëshkohen ga 500.000 deri në 700.000 lekë stacionet e tregtimit të karburanteve dhe njësitë e shitjes të lëndëve djegëse që nuk respektojnë kushtet teknike, për të cilat janë pajisur me licensë.

Impiantet përpunuese, të cilat operojnë aktualisht në treg, janë të detyruara që brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, që duhet të dalë brenda gjashtë muajve nga hyrja e ligjit në fuqi, të plotësojnë kushtet e reja dhe të depozitojnë aplikimin pranë ministrisë përgjegjëse për hidrokarburet për të përfituar licensën e përpunimit.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Trafikonin njerëz drejt SHBA-s, “arrest me burg” për 6 të pandehurit
Close