LAJMI I FUNDIT
Home . Antagonizem . Historia e ndarjes administrative të shtetit shqiptar (1912 – 2015)

Historia e ndarjes administrative të shtetit shqiptar (1912 – 2015)

Historia e ndarjes administrative të trevave shqiptare: Nga vilajetet osmane të vitit 1888 deri në formimin e shtetit shqiptar

Më 1888 u bë ndarja e katër vilajeteve në sanxhakë dhe, sanxhakët në kaza, ndarje që mbeti në fuqi deri në fund të sundimit osman. Vilajetet mbetën të ndarë, në sanxhakë, kaza dhe nahije. Sipas shembullit të shteteve evropiane, nën urdhrat e valiut qëndronte Mexhlisi – Këshilli Administrativ i Vilajetit, nga i cili vareshin drejtoritë e financës, e vakufeve, e ekonomisë, e arsimit etj. Krahas Mexhlisit qëndronin repartet ushtarake të vilajetit, një varg organesh gjyqësore dhe zyrat e sheriatit; organet e xhandarmërisë e të policisë, të cilat vareshin drejtpërdrejt nga valiu. Një sistem administrativ pak a shumë të njëllojtë kishte edhe sanxhaku me kazanë, me ndryshim se mytesalimi dhe komandanti i kazasë vareshin nga mytesarifi dhe komandanti i sanxhakut, kurse këta të fundit nga valiu dhe komandanti i vilajetit.

Ja ndarja administrative:

I – Vilajeti i Shkodrës:

  1. Sanxhaku i Shkodrës (Kaza e Shkodrës, Lezhës, Pukës, Ulqinit, Tivarit, Mirditës, Malësisë dhe Podgoricës.
  2. Sanxhaku i Durrësit (kaza e Durrësit, Tiranës, Krujës dhe Kavajës).

II – Vilajeti  Manastirit

  1. Sanxhaku i Manastirit (kaza e Manastirit, Follorinës, Kërçovës, Përlepit).
  2. Sanxhaku i Korçës (kaza e Korçës, Starovës, Kolonjës, Kosturit, Bilishtit, Hurupishtit dhe Oparit.
  3. Sanxhaku i Elbasanit (kaza e Elbasanit, Gramshit, Peqinit, Çermenikës).
  4. Sanxhaku i Dibrës (kaza e Dibrës, Matit, Radomirit dhe Rekës).
  5. Sanxhaku i Ohrit (kaza e Ohrit, Strugës).

6.Sanxhaku i Serfixhës (kaza e Serfixhe, Kozhanit, Naseliçit, Lapsishitit, Grebenesë, Kailarit, Elasonës).

III– Vilajeti i Janinës

  1. Sanxhaku i Janinës (kaza e Janinës, Leskovikut, Konicës, Filatit, Paramithisë, Mecovës).
  2. Sanxhaku i Gjirokastrës (kaza e Gjirokastrës, Delvinës, Tepëlenës, Permetit, Himarës). 3.Sanxhaku i Beratit (kaza e Beratit, Vlorës, Myzeqesë, Mallakastrës, Skraparit, Tomorricës).

4.Sanxhaku i Prevezës (kaza e Prevezës, Margëllëçit, Lorosit).

IV – Vilajeti i Kosovës

1.Sanxhaku i Shkupit (kaza e Shkupit, Kumanovës, Kaçanikut, Velesit, Shtipit, Radovishtës, Koçanës, Kratovës, Peçevës, Palankës,

  1. Sanxhaku i Prizrenit (kaza e Prizrenit, Tetovës, Lumës).

3.Sanxhaku i Pejës (kaza e Pejës, Gjakovës, Gucisë, Beranës, Tërgovishtës).

  1. Sanxhaku i Prishtinës (kaza e Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Vuçiternit, Preshevës).
  2. Sanxhaku i Novipazarit (kaza e Novipazarit, Senicës, Akovës, Novavaroshit, Prepoljes).

 

Përbërja, shpërndarja dhe numri i popullsisë në fundin e vilajeteve (1912)

Popullsia që banonte në territoret e katër vilajeteve më 1912 rreth 3.220 mijë banorë. Popullsinë më të madhe e kishte vilajeti i Kosovës. Pastaj vinin me radhë vilajeti i Manastirit, Janinës, Shkodrës. Vilajeti i Kosovës kishte 1.150.000 banorë; vilajeti i Manastirit 920.000 banorë; vilajeti i Janinës 720.000 banorë; vilajeti i Shkodrës 440.000. Gjithsej përbeheshin prej 3.220.000 banorësh.

Sipas llogaritjeve të përafërta, përbërja etnike e popullsisë në 4 vilajetet ishte me 1912: Shqiptarë 1.760.000; maqedonas 680.000; grekë; 350.000; turq 180.000; serbë 190.000; të ndryshëm 60.000. Shuma gjithsej 3.220.000 banorë.

Shpërndarja e popullsisë shqiptare nuk ishte e njëllojtë në të gjitha vilajetet. Numrin më të madh të popullsisë shqiptare e kishte vilajeti i Kosovës (rreth 710 mijë frymë). Pastaj vinin me radhë, ai i Janinës (370 mijë frymë), i Manastirit (360 mijë frymë dhe ai i Shkodrës (320 mijë frymë).

Sanxhakë me popullsi krejtësisht shqiptare ishin sanxhakët e Beratit, Durrësit dhe Elbasanit; sanxhakë me  shumicë absolute (sanxhakët e Shkodrës, Gjirokastrës, Pejës, Korçës, Prizrenit, Prishtinës dhe Dibrës; sanxhakë ku popullsia shqiptare formonte pakicë ishin Novipazari, Preveza, Manastiri, Janina, dhe Shkupi. I vetmi sanxhak ku popullsia shqiptare nuk çonte asnjë peshë ishte ai i Serfixhës në vilajetin e Manastirit.

Projekti i Mehdi Frashërit, më i sakti i ndarjes administrative shqiptare

 Edhe pse po i afrohen shekullit që atëhëre, themelet e reformës administrative shqiptare ngelen ato që ka hedhur që në vitin 1931, një nga figurat më të njohura dhe më aktive të politikës shqiptare të disa periudhave historike, Mehdi Frashëri. Studimi i Mehdi Frashërit, është një studim me tepër vlerë dhe mbetet në shumë aspekte aktual. Projekti i sotëm, i vitit 2015, ngjan shumë me atë të Mehdi Frashërit. I sotmi ka pesë njësi administrative, i Mehdi Frashërit kishte dhjetë njësi të tilla, por duhet të kemi parasysh këtu infrastrukturën e sotme rrugore dhe atë të komunikimit, ndërsa atëhere komunikimi ishte tepër i vështirë.

Ndarja sipas Mehdi Frashërit, 1931-1932

  1. Prefektura e Drinopojës (Dropullit): Nënprefekturat e Sarandës, Delvinës, Konispolit, Libohovës, Himarës dhe Kurveleshit, qendër prefektura e Gjirokastrës
  2. Prefektura e Vjosës:P ellgu i Vjosës, domethënë Vlorë, Tepelenë, Përmet dhe një pjesë e Leskovikut
  3. Prefektura e Apsit (emri shqip i lumit Osum): Kolonjë, Dangëlli, një pjesë e Leskovikut, Vakëfet, Skraparin dhe gjithë malësitë e Beratit, me qendër prefekture Frashërin
  4. Prefektura e Gjenisit, qendër Korça: Fusha e Korçës, Bilishti, Voskopoja, Opari, Gora, Pogradeci gjer te Qafa e Plloçës, Verrica dhe Tomorrica
  5. Prefektura e Semanit, qendër Berati: Mallakastra, Fieri, Lushnja, Sulova e Gramshit, fusha e Beratit me gjithë pjesën e lartme deri në Dobrenj.
  6. Prefektura e Shkumbinit, qendër Elbasani: Pogradeci, Librazhdi, Çermenika, Zaranika, Shpati, Dumbreja, Krraba, Darsia, Malësia e Peqinit, Rogozhina, Kavaja dhe Durrësi. Sa për Pogradecin, deri ku ndahen ujërat e liqenit me atë të Shkumbinit mund t’i lihen Korçës.
  7. Prefektura e Erzenit, qendër Tirana: Qarku I Tiranës, Kruja dhe Shijaku
  8. Prefektura e Matit, qendër Burreli: Grykat që ndajnë versanin e Drinit me versanin e Matit, Mati, Kthella e Epërme dhe të Poshtme, Mirdita dhe pjesën e Kurbinit, ujërat e të cilit rjedhin në Mat.
  9. Prefektura e Drinit, me fjalën shqip Prefektura e Burimit, me qendër Anasin ose Homeshin: Kolbardhi (Golloberda), Gryka e Madhe dhe Gryka e Vogël, Bulqiza, Peshkopia, Luma dhe Hasi i Gjakovës
  10. Prefektura e Bujanës, me qendër Shkodrën: Malësia e Gjakovës, Malësia e Shkodrës, Lezha dhe pjesa fushore deri te Liqeni i Hotit

 

Historia e ndarjes administrative të shtetit shqiptar (1912 – 2015)

Copëtimi i Shqipërisë në 1913-ën

Konferenca e Londrës institucionalizoi krimin ballkanik kundër Shqipërisë, por kasaphana ndërkombëtare u zyrtarizua në Kongresin e Berlinit. Ndërsa fqinjët ballkanikë përvetësuan territore të mëdha nga kufijtë shqiptarë. Serbia përfitoi rajonet e Pirotit, Vrajës, Nishit e Toplicës. Meqë nuk u mbështet nga Rusia, serbët u detyruan të tërhiqeshin nga Prishtina dhe Gjilani, duke mos mundur të merrnin gjithë Kosovën dhe luginën e Vardarit. Ndërsa Mali i Zi, i cili fitoi për herë të parë dhe pavarësinë, përfitoi krahinat e Nikshiqit, Kollashinit, Spuzhit, Podgoricën, Zhabjakun, Tivarin, Plavën dhe Gucinë. Pas rezistencës së madhe shqiptare, në vend të Plavës dhe Gucisë, Berlini do t’i jepte Malit të Zi gjithë trevën e Ulqinit. Kjo padrejtësi historike nxori jashtë hartës së Shqipërisë, Prishtinën, Gjakovën, Prizrenin dhe krejt Kosovën, Rrafshin e Dukagjinit, Ulqinin, një pjesë të zonave të Vermoshit, Plavën e Gucinë, Shkupin, Tetovën, Janinën, Prevezën, Çamërinë, një pjesë të Liqenit të Pogradecit, një pjesë të Liqenit të Shkodrës, e kështu me radhë.

Shqiptarët, me vendimet antishqiptare të Kongresit të Berlinit (1878), të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-1913) dhe të Konferencës së Paqes në Paris (1919) u bënë i vetmi popull në rruzullin tokësor që kufizohet me vetveten, përkatësisht që ka për fqinj vetveten.

 Reformat, 1912 – 2015

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 28.11.1912 çoi në krijimin e një shteti të pavarur (megjithëse të cunguar), i cili e kishte urgjente formimin e administrimit vendor.

  • Qeveria e parë pranoi organizimin e “Kanunit të Përtashëm të Administratës Civile të Shqipërisë që ishte formuar më 23 nëntor 1913, sipas të cilit, vendi të ndahej në 10 prefektura, në krye të të cilave do të qëndronin prefektët dhe pranë prefektit qëndronte këshilli administrativ, që e kufizonte pushtetin e tij. Si nën njësi ligjore ekzekutive u pranua nënprefektura drejtuar nga nënprefekti dhe poshtë saj u pranua krahina, e drejtuar nga krahinari.
  • Kur shteti shqiptar nisi punën për zbatimin e një projekti të tillë, Konferenca e Ambasadorëve hodhi poshtë çdo gjë që ishte krijuar dhe i imponoi shtetit shqiptar Statutin Organik të Shqipërisë. Ky statut u aprovua në Vlorë më 10 prill 1914. Sipas “Statutit” (nenet 95-97), Shqipëria (që ishte nën sundimin e Princ Vidit) nga aspekti administrativ-territorial u nda në 7 prefektura.
  • Në Kongresin e Lushnjës u aprovuan “Bazat Kanunore të Këshillit të Lartë” dhe u pranua regjimi monarkik, por në pamundësi për të përcaktuar një “mbret”, drejtimi iu la një regjence të përbërë prej katër personash. “Bazat Kanunore” mbajtën organizimin e mëparshëm administrativ gjer në vitin 1924. Në vitin 1924 prefekturat ishin: Berati, Dibra, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Shkodra, Vlora me gjithsej 39 nënprefektura ku Tirana ishte si nënprefekturë më vete.
  • Me shpalljen e republikës, organizimi administrativo-tokësor u krye duke ndarë vendin në 10 njësi të mëdha (prefektura), në nënprefektura, komuna ose krahina, si dhe në bashki në zonat urbane.
  • Me aprovimin e statutit të ri të Mbretërisë, më 1 shtator të vitit 1928 organizimi administrativo-tokësor nuk pati ndonjë ndryshim të ndjeshëm. U suprimua nën njësia “krahinë” dhe u fut koncepti “komunë”.
  • Në organizimin e vitit 1937 u ruajt po ashtu kjo piramidë vertikale, por në emërtime u përdor edhe termi “rreth”, “komunë” e “bashki”.
  • Në pushtimin fashist italian të vendit, i cili në vitin 1940 bëri ndarjen e re administrative, duke ruajtur 10 njësitë e mëdha të ndara në 30 nënprefektura dhe këto u ndanë në 159 njësi të vogla vendore (23 bashki dhe 136 komuna) me 2.551 vendbanime.
  • Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, gjer në mesin e vitit 1946 u pranua ndarja ekzistuese administrative mbi bazën e 10 prefekturave dhe 61 nënprefekturave, duke e suprimuar elementin komunë dhe bashki dhe duke futur lokalitetin.
  • Me ndarjen e re administrative në vitin 1947 qarku dhe lokaliteti mori përdorim të gjerë. Tashmë vendi u nda në 10 njësi të mëdha të quajtura prefektura, 2 nën njësi të quajtura rrethe dhe më tej në lokalitete, fshatra dhe qytete.
  • Në vitin 1953 u kalua në një ndarje të re administrative, ku si njësia më e madhe u pranua të jetë qarku (10 njësi), i cili ndahej në rrethe (49) dhe në lokalitete (30) si nën njësi e rrethit.
  • Me dekret të vitit 1958 (muajit korrik), u kalua në ndarjen e re administrative, ku suprimohet njësia qark dhe si njësi më e madhe vendore caktohet rrethi. Gjithë vendi tashmë u nda në 27 njësi, prej të cilave 26 ishin rrethe, ndërsa qyteti i Tiranës doli si njësi administrative më vete.
  • Ndarja administrative e sipërshënuar qëndroi gjer në vitin 1967, kur hyn në morfologjinë administrative një element i ri “fshati i bashkuar”, i lindur si pasojë e procesit të kooperimit socialist të bujqësisë. Në vitin 1968, në Shqipëri kishte 26 rrethe (Tirana e humbet statusin e veçantë), 104 lokalitete, 315 fshatra të bashkuara, 2545 fshatra dhe 56 qytete.
  • Në vitin 1990 kur kishte 26 rrethe, 539 fshatra të bashkuara, 306 lagje qytetesh, 57 qytete dhe 2848 fshatra.
  • Më 1992, u fut në ndarjen administrative njësia më e madhe vendore “prefektura”. Zbatimi i këtyre vendimeve krijoi morfologjinë vendore të përbërë nga 12 prefektura, 36 rrethe dhe 357 komuna dhe bashki.
  • Në vitin 2000 janë krijuar 373 njësi vendore: Nga këto, 308 komuna, 65 bashki dhe 12 qarqe

Ndarja administrative 2015*) (12 qarqe, 61 bashki)

  1. Qarku Berat, Bashkitë: Berat, Ura Vajgurore, Kuçovë, Skrapar, Poliçan
  2. Qarku Dibër, Bashkitë: Peshkopi, Bulqizë, Burrel, Klos
  3. Qarku Durrës, Bashkitë: Durrës, Shijak, Krujë
  4. Qarku Elbasan, Bashkitë: Elbasan, Cerrik, Belsh, Peqin, Gramsh, Librazhd, Përrenjas
  5.  Qarku Fier, Bashkitë:  Fier, Patos,  Roskovec, Lushnje, Divjakë, Ballsh
  6. Qarku Gjirokastër, Bashkitë: Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë, Dropull
  7. Qarku Korçë, Bashkitë: Korçë, Maliq, Pustec, Kolonjë, Devoll, Pogradec
  8. Qarku Kukës, Bashkitë: Kukës, Has, Tropojë
  9. Qarku Lezhë, Bashkitë: Lezhë, Mirditë, Kurbin
  10. Qarku Shkodër, Bashkitë: Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Fush- Arrëz
  11. Qarku Tiranë, Bashkitë: Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë Rrogozhinë
  12. Qarku Vlorë, Bashkitë: Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Konispol, Finiq, Delvinë
Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Shteti, protesta, apo thyerje dhëmbësh për thyersit e kutive!

Close