Home . Aktualitet . Horoskopi ditor, e martë 21 mars 2017

Horoskopi ditor, e martë 21 mars 2017

Dashi 

Të lindurit e kësaj shenje do kenë një ditë shumë të lodhshme. Gjatë orëve të punës do të merreni me punë shtesë, duke përfunduar një projekt që e keni shumë për zemër. Sa i takon fushës së ndjenjave, ata që janë në kërkim të një partneri/e do të shfrytëzojnë pasditen për të bërë një takim të këndshëm.

Demi 

Kjo ditë do ju dhurojë emocione të shumta pozitive. Gjatë mëngjesit do mësoni një lajm që do ju lumturojë. Humori i mirë do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës, duke bërë që gjithçka të duket më e lehtë. Në mbrëmje do arrini të kaloni disa orë relaksi, bashkë me personin tuaj të zemrës, gjë që do ju lejojë të përmirësoni raportin.

Binjakët 

Do të zgjoheni të shpërqendruar dhe nuk do arrini të përqendroheni gjatë pjesës më të madhe të ditës. Për këtë arsye këshillohet që të merreni me aktivitete pa shumë zarar, në mënyrë që të mos rrezikoni. Situata financiare nuk është ndër më të mirat, por nuk ka asnjë gjë për t’u frikësuar. Sa i takon shëndetit nuk paraqet shqetësim, veç bëni kujdes me ato që hani.

Gaforrja

Kjo e martë do jetë nga ato ditë që nuk do keni dëshirë që ti kujtoni. Qysh në mëngjes do të shfaqen disa probleme, të cilat do të prishin planet tuaja. Edhe gjatë pasdites gjërat nuk do të shkojnë mirë, pasi rrezikoni të ziheni me partnerin/en, lidhur me disa debate dhe shpenzime familjare.

Luani 

Kjo ditë do jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Pas një periudhe të zymtë, do të arrini më në fund që të keni sukses në punë. Mundohuni të merrni rezultatin maksimal. Kjo nuk është dita ideale për të bërë investime të mëdha. Sa i takon dashurisë, ata që janë vetëm do kenë mundësi të gjejnë shpirtin e tyre binjak. Shëndeti paraqitet i mirë, veçse ju duhet të flini më shumë gjatë natës.

Virgjëresha 

Kjo ditë do jetë e mbushur me ulje- ngritje. Momenti më i mirë i saj, do jetë kur do mësoni se një i afërmi juaj do të bëhet së shpejti prind. Nga ana tjetër rrezikoni të grindeni me partnerin/en për shkak të zërave që qarkullojnë rreth jush nga gjuhët e liga. Shëndeti paraqitet i mirë, por tregoni më shumë kujdes me peshën.

Peshorja

Ka ardhur momenti për të bërë ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj në çift. Duhet të diskutoni me partnerin/en, në mënyrë që të përballoni dhe të zgjidhni problemet në të cilat jeni përfshirë gjatë kësaj kohe. Puna mund t’iu garantojë disa të ardhura të mira. Mundohuni të lëvizni më shumë, aktiviteti fizik do ju bëjë mirë.

Akrepi 

Disa dilema do ju shoqërojnë gjatë gjithë ditës, duke u vënë përballë zgjedhjeve të vështira për të ardhmen tuaj. Mundohuni të këshilloheni me personat që ju rrethojnë përpara se të ndërmerrni ndonjë vendim të rëndësishëm. Parashikohet një krizë me partnerin/en, ndaj bëni mirë që të ndryshoni sjellje ndaj tij.

Shigjetari 

Duhet të bëni kujdes në përballimin e situatave me të cilat do të haseni. Humbja e durimit mund të bëjë që ju të veproni në mënyrë të gabuar. Relaksohuni duke dalë me miqtë, ose duke bërë një shëtitje në ajër të pastër. Në mbrëmje mund të organizoni një surprizë për personin që doni, duke e bërë situatën vërtetë të këndshme.

Bricjapi 

Gjatë kësaj të marte do të merrni disa përgjigje të cilat i prisnit prej kohësh dhe do jenë vërtet pozitive për të ardhmen tuaj. Do jeni shumë të lumtur duke kaluar disa orë në shoqërinë e njerëzve tuaj të dashur. Ndërkohë gjatë pasdites do mund të bëni një blerje të cilën e keni synuar prej kohësh.

Ujori 

Mos i nënvlerësoni ankesat e partnerit/es, pasi me kalimin e kohës mund të shtohen dhe mund të çojnë drejt prishjes së lidhjes tuaj. Në punë tregohuni gjithmonë ambicioz, në mënyrë që të arrini objektivat tuaj. Një propozim në punë, do rezultojë thjesht një mashtrim. Financat do vijnë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Peshqit 

Nuk do të jeni në gjendje aspak të mirë. Sistemi juaj imunitar ka rënë në mënyrë të ndjeshme dhe rrezikoni të prekeni nga ndonjë virozë e stinës. Relaksohuni duke qëndruar në shtëpi me njerëzit tuaj të dashur, pasi qetësia është ajo që ju duhet në këtë moment. Do të doni të rikuperoni raportin me një njeriun tuaj të dashur, por nuk ka ardhur ende momenti.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Trimi që tremb veten habitet: “Uau, unë e kam thënë këtë”?!

Close