Home . Aktualitet . Horoskopi ditor, e mërkurë 11 janar 2017

Horoskopi ditor, e mërkurë 11 janar 2017

Dashi

Nëse doni të ndryshoni diçka tek vetja apo në jetën tuaj dashurore sot është dita ideale. Çdo gjë mund të fillojë të funksionojë ndryshe që sot. Beqarët edhe pse do realizojnë takime pa fund, nuk do kenë ndryshime në jetën sentimentale. Financat do jenë të mira edhe për të shpenzuar.

Demi

Sot po humbisni bastin me veten. Kishit menduar që do e përfundonit më herët një projekt të caktuar lidhur me marrëdhënien tuaj në çift, por nuk keni arritur as në gjysmë të rrugës. Beqarët do tërhiqen shumë ndaj një personi dhe do mendojnë edhe për krijimin e një lidhje. Financat do kenë disa probleme serioze.

Binjakët

Në këtë moment të jetës suaj mund të zgjidhni një mundësi që do t’ju përfshijë në të gjitha senset edhe profesionalisht edhe personalisht. Beqarët do kenë mbështetjen e madhe të Venusit në dashuri, shfrytëzojini të gjitha mundësitë që do ju jepen. Financat mundohuni t’i menaxhoni me maturi për të shmangur problemet.

Gaforrja

Nuk ka mënyra specifike për t’ju pëlqyer njerëzve të ndryshëm. Nëse jeni interesantë apo jo për të tjerët, nuk duhet t’ju shqetësojë kaq shumë, mjafton vetëm mendimi i parterit/es. Beqarët nuk do jenë të vendosur për të hedhur hapa për të ardhmen, por do argëtohen me aventurat kalimtare. Plutoni do ndikojë pozitivisht tek financat.

Luani

Gjithmonë ka qenë instinkti që ju ka udhëhequr në marrëdhënien tuaj në çift. Për këtë arsye nuk keni pse planifikoni deri në detaje një situatë të caktuar sepse çdo gjë do të ndryshojë. Beqarët duhet t’i kenë idetë e qarta çfarë kërkojnë përpara se të vendosin për të ndryshuar statusin. Në planin financiar mundohuni të ruani ekuilibrin.

Virgjëresha

Përpara se t’i përgjigjeni në mënyrë të pasjellshme partnerit/es bëni mirë të reflektoni. Mund të ndryshojnë pozicionet tuaja në të ardhmen. Beqarët të vendosur për të bërë për vete personin që pëlqejnë do tregohen më tepër joshës dhe sharmantë në takime. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll.

Peshorja

Nëse doni të bisedoni me partnerin/en kërkojini një takim. Nuk mund ta marrë me mend nga të tjerët atë që ju intereson juve. Beqarët do kenë një takim të rëndësishëm, pas të cilit do fillojnë të mendojnë për të krijuar edhe lidhje. Financat do jenë të favorizuara nga yjet, mund të bëni edhe investime.

Akrepi

Ka gjëra që mund të përmirësoni gjatë ditës tuaj, por për këtë ju nevojitet pak kohë në dispozicion. Bëni mirë të dëgjoni këshillat e partnerit/es ose të një miku. Beqarët do realizojnë takime interesante, por nuk do jenë të vendosur për të krijuar lidhje. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.

Shigjetari

Familja po ju mban peng të një kujtimi të shkuar. Por duhet të bëni zgjedhjet tuaja dhe të ndiqni momentin pa kthyer kokën pas. Beqarët të mërzitur nga vetmia, do tregohen mjaft sharmantë dhe të hapur në takime vetëm për të ndryshuar statusin. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit.

Bricjapi

Edhe pse nuk jeni në kushte të mira fizike sot, do të keni mjaft punë dhe impenjime të cilat duhet ti zgjidhni patjetër brenda ditës. Beqarët, nën ndikimin e Venusit do jenë sharmantë gjatë gjithë kohës dhe do bëjnë për vete këdo që pëlqejnë. Financat do jenë të mira, nuk keni arsye për t’u shqetësuar.

Ujori

Nuk doni të flisni me eprorët për mangesitë e bashkëpunëtorëve tuaj, por në këtë rast do ti hapni shumë telashe vetes. Beqarët do kënaqen me shoqërinë e miqve dhe nuk do e ndjejnë nevojën e një partneri/je në krah. Financat do jenë të qëndrueshme, mund të kryeni edhe shpenzime pa u frikësuar.

Peshqit

Keni zgjedhur mënyrën më të mirë për të kaluar ditën ju të dashuruarit. Duke larguar nga vetja çdo lloj forme stresi apo tensioni që mund t’ju lëndojë. Beqarët do kenë takime interesante, por duhet t’i japin rëndësinë e duhur nëse duan të bëjnë ndryshime në jetën sentimentale. Financat do të jenë të mira nëse shpenzoni me maturi.

Mos humbisni:
Janullatos kritikon grekët: Pinin kafe kur shqiptarët mblidhnin ullinj

Close