LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . I druheni kancerit? Ja 10 mënyra si të parandaloni krijimin e tij

I druheni kancerit? Ja 10 mënyra si të parandaloni krijimin e tij

Shumë ekspertë konsiderojnë se si kanceri nuk është e thënë domosdo të jetë vetëm “pasojë gjenetike”, por në krijimin e tij me të madhe ndikojnë edhe shprehitë dhe rrethanat jetësore.

Meqenëse ushqimi ka ndikim të jashtëzakonshëm të shumëfishtë në shëndetin e njeriut, hapat e parë në luftë kundër kësaj sëmundjeje të keqe duhen të fillojnë pikërisht me ndryshimet në meny.

Rezultatet pozitive nuk do të mungojnë, prandaj informohuni për ushqimin dhe disa shprehi të cilat do të bëhen aleati juaji i mirë i shëndetit sipas rekomandimit të Huffington post.

1. E kaltra është e shijshme dhe e shëndetshmeBoronicat e kaltra janë “yjet” më të mëdha kur është fjala për mbushjen e organizmit me antioksidantë. Përmbajnë edhe nivel të lartë të antocianineve, të cilat frenojnë përhapjen e qelizave të kancerit.

2. Vendoseni çajnikunÇaji i bardhë dhe i gjelbër përmbajnë EGCG, ekstraktin bimor dhe antioksidantin i cili mund të mbrojë qelizat e shëndetshme.

3. Dojeni xhenxhefilin Xhenxhefili mund të reduktojë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë ashtu që lehtëson inflamacionin në traktin tretës.

4. Bëni sallatë – në gotëLakra përmban izotiocianatet, të cilat ndihmojnë pastrimin e trupit nga materiet kancerogjene, derisa mollët kanë efekte antikancerogjene në zorrën e trashë.

Loading...
More in Shendeti
Mbajtja e teshtitjes mund të jetë vdekjeprurëse? (Foto)

Close