LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . I ndërpreu fjalën gjatë takimit me ndërtuesit! Rama i kthehet ministrit : Më lër të flas, për atë punë je aty
Kryeministri, Edi Rama, Ministri i Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, Bledi Cuci, Drejtoresha e Pergjithshme e Agjencise per Zhvillim Bujqesor dhe Rural, Frida Krifca, duke vizituar panairin "Shqiperia punon token", i organizuar ne Sheshin Skenderbej, ku jane mbledhur fermere nga te gjitha zonat e shqiperise, per te promovuar prodhimet e tyre. /r/n/r/nPM Edi Rama, Minister of Agriculture and Rural Development, Bledi Cuci, Director General of Agency for Agriculture and Rural Development, Frida Krifca, visit the "Albania ploughs the land" fair, organized in Skanderbeg Square, where farmers from all over Albania have gathered to promote their products.

I ndërpreu fjalën gjatë takimit me ndërtuesit! Rama i kthehet ministrit : Më lër të flas, për atë punë je aty

Ministri Bledi Çuçi i ndërpreu disa herë fjalën Edi Ramës në shtabin e emergjencës, ndërsa kryeministi po jepte porositë.Teksa Rama kërkoi të zgjidhej menjëherë çështja e inerteve nga shembja e pallateve, Çuçi ndërhyri duke i thënë se e ka zgjidhur situatën.

Por kjo tensionoi kryeministrin i cili i kërkoi të mos fliste, duke i thënë se është vendosur pikërisht në atë pozicion për të zgjidhur situatën.

Edi Rama: Pallatet që janë minus, negativ, ky nuk bën do shembet. Është problemi i inerteve

Bledi Çuçi: E kam zgjidhur atë punë

Edi Rama: Një minutë. Është problemi i inerteve. Na duhet nesër harta e Durrësit me pikat ku janë inertet. Dua një hartë me pikat. Do ta pasteojmë para Vitit të Ri komplet. Ky është kuadrati jot shko pastroje.

Bledi Çuçi: Është zgjidhur

Edi Rama: Në rregull. Inertet do depozitohen të gjitha në Porto Romano.

Bledi Çuçi: Është zgjidhur

Edi Rama: Po një minutë më lër të flas. Nëse i keni zgjidhur, shyqyr që i keni zgjidhur. Prandaj të kam vënë aty ti zgjidhësh. Më bëhet qejfi që i keni zgjidh. Të mbaroj unë dhe pastaj

Bledi Çuçi: Ok më fal

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
“Nesër duhet të jenë në tavolinë kush janë këta dhe nga janë”! Rama takon ndërtuesit në Durrës dhe jep direktivat e prera

Close